Artikulli i mëposhtëm është përshtatur nga libri i autorit, Mbrojtja e një Ligji më të Lartë: Pse ne duhet t’i rezistojmë “martesave” brenda të njëjtit seks dhe Lëvizjes Homoseksuale Në përpjekjet e saj për të paraqitur homoseksualizmin si diçka normale, lëvizja homoseksuale1 i është kthyershkencës, në një përpjekje për të provuar tre elementë: Homoseksualizmi është gjenetik ose i lindur; Homoseksualizmi është i pakthyeshëm; brenda të njëjtit seks, homoseksualizmi është natyral. E vetëdijshme për paaftësinë e saj për të provuar dy elementët e parë, lëvizja homoseksuale i ka varur shpresat e veta në elementin e tretë, “homoseksualizmin” e kafshëve.
Kafshët e bëjnë atë; pra është natyrale; e drejtë?
Arsyetimi me teorinë e “homoseksualizmit të kafshëve” mund të përmblidhet si më poshtë: Sjellja homoseksuale manifestohet edhe te kafshët. Sjellja e kafshëve përcaktohet nga instinktet e tyre. Natyra kërkon që kafshët të ndjekin instinktet e tyre. Prandaj homoseksualizmi është në përputhje me natyrën e kafshëve. Meqenëse njeriu është edhe ai kafshë, homoseksualizmi duhet të jetë gjithashtu në përputhje me natyrën e njeriut. Kjo linjë arsyetimi nuk qëndron. Në qoftë se veprimet në dukje “homoseksuale” ndërmjet kafshëve janë në përputhje me natyrën e tyre, atëherë edhe vrasjet që kafshët ndodh t’u bëjnë të vegjëlve të tyre, apo edhe kanibalizmi brenda të njëjtit lloj janë gjithashtu në përputhje me natyrën e kafshëve! Ndërsa futja e njeriut në këtë ambient e komplikon edhe më shumë situatën. Sipas kësaj logjike, a mund të vijmë ne në përfundimin, se vrasja e fëmijëve dhe kanibalizmi janë në përputhje me natyrën njerëzore? Në kundërshtim me këtë linjë arsyetimi, ky artikull tregon që:
1. Te kafshët nuk ekziston “instinkti homoseksual”
Çdokush që ka pasur rastin të merret me vëzhgimin, qoftë edhe në mënyrë të shpejtë të kafshëve ka qenë i detyruar të arrijë në përfundimin se “homoseksualizmi” i kafshëve, “fëmijëvrasja” dhe “kanibalizmi” i tyre përbëjnë përjashtime në sjelljen normale të kafshëve. Këto përjashtime të dukshme nga sjellja normale e kafshëve shkaktohen nga faktorë përtej instinkteve të tyre.
Konfuzioni i stimulimeve te kafshët dhe ngatërrimi i instinkteve
Për të shpjeguar këtë sjellje jonormale, vëzhgimi i parë duhet të jetë fakti se, instinktet e kafshëve nuk lidhen me përcaktimet absolute të ligjeve fizike, siç ndodh me botën jo të gjallë. Në shkallë të ndryshme të gjitha gjallesat mund t’i përshtaten rrethanave. Ato i përgjigjen stimulimeve, nxitjeve të jashtme ose të brendshme.
Së dyti, aftësia njohëse e kafshëve është thjesht shqisore, që kufizohet nga zëri, ngjyra, prekja, shija dhe imazhi. Kështu, kafshëve u mungon saktësia dhe qartësia e perceptimit intelektual të njeriut. Prandaj kafshët shpesh ngatërrojnë një ndjesi me një tjetër, ose një objekt me një tjetër.
Së treti, instinktet e një kafshe e drejtojnë atë drejt e në kryerjen e veprimeve të caktuara për përmbushjen e instinktit dhe janë në përputhje me natyrën e kafshës. Megjithatë nxitja spontane e impulsit të instinktit mund të pësojë modifikime gjatë veprimit të tij. Imazhe të tjera shqisore, perceptime ose kujtesë mund të veprojnë si një stimulim i ri duke ndikuar në sjelljen e kafshës. Për më tepër përplasja ose konflikti midis dy apo më shumë instinkteve modifikon impulsin origjinal. Tek njeriu, kur përplaset reagimi i dy instinkteve, intelekti përcakton veprimin më të mirë që ai duhet të kryejë, dhe vullneti atëherë frenon një instinkt, dhe inkurajon tjetrin. Tek kafshët mungesa e pasjes së këtij intelekti dhe vullneti bën që kur përplasen dy impulse instinkti, të dominojë ai i cili është më i favorizuar nga rrethanat.2
“Fëmijëvrasja” dhe “kanibalizmi” i kafshëve
Sara Hartuell shpjegon se maçokët i vrasin kotelet e tyre pas marrjes së “sinjaleve të përziera” nga instinktet e tyre. Shumica e maceve mund të bëjnë dallim në mes “veprimeve lojë” dhe “veprimeve gjuajtëse”, në mënyrë që të mos i dëmtojnë të vegjlit e tyre. Tek maçokët ky dallim i “veprimeve gjuajtëse” mund të mos jetë i plotë dhe kur stimulohen shumë nga loja instinkti “gjuajtës” fuqizohet së tepërmi dhe kështu ata mund të vrasin kotelet e tyre. Instinkti gjuajtës është kaq i fortë dhe kaq i vështirë për t’u shuar, kur preja është e pranishme, sa copëtimi e madje edhe ngrënia e koteles mund të ndodhë... Në këtë rast tek maçoku ndodh krahasimi i madhësisë, tingujve dhe veprimeve të koteleve me madhësinë, tingujt dhe veprimet e presë. Të dyja, kotelet dhe preja janë të vogla, kanë tingull të lartë dhe lëvizin shpejt me lëvizje të hallakatura. Të gjitha këto e bëjnë maçokun të shënjestrojë sjelljen në gjuajtëse. Tek maçokët sjellja prindërore jo gjithmonë mund të mposhtë sjelljen gjuajtëse dhe kështu maçoku i trajton kotelet saktësisht në të njëjtën mënyrë, që ai trajton pretë e vogla. Instinktet e tij në këta rast janë konfuze.3
Kafshët nuk kanë mjete për të shprehur gjendjen e tyre emocionale
Stimulimit dhe konfuzionit të instinkteve mund t’i shtojmë edhe një tjetër faktor: Në shprehjen e gjendjeve emocionale, një kafshë është kryekëput inferiore ndaj njeriut. Për shkak të mungesës së arsyes te kafshët, mjetet e tyre të shprehjes së gjendjeve emocionale (frikës, kënaqësisë, dhimbjes, dëshirës etj.) janë të kufizuara. Si pasojë kafshët shpesh shprehin gjendjet e tyre emocionale në mënyrë të vakët. Ato, le të themi, “huazojnë” manifestimet e instinktit të riprodhimit për të manifestuar instinktet e dominancës, agresivitetit, frikës, të qenit të shoqërueshëm e kështu me radhë.
Shpjegimi i asaj që duket si sjellje “homoseksuale” te kafshët
Bonobot janë shembull tipik i këtij “huazimi”. Këta primatë nga familja e shimpanzeve realizojnë sjellje seksuale, në dukje, për të shprehur pranim dhe gjendje të tjera emocionale. Kështu, B. M. De Uaal, që ka shpenzuar qindra orë duke vëzhguar dhe filmuar bonobot thotë: Ka dy arsye pse aktiviteti seksual është përgjigjja e bonobotëve për të shmangur konfliktet. Së pari, çdo gjë, jo vetëm ushqimi, që ngre interesin e më shumë se një bonoboti në të njëjtën kohë priret të rezultojë në kontakt seksual. Nëse dy bonobo i afrohen një kutie kartoni të hedhur në afërsi të tyre, ata do t’i hipin pak njëri-tjetrit përpara se të luajnë me kutinë. Situata të tilla çojnë në grindje në shumicën e specieve të tjera, por bonobot janë mjaft tolerantë, ndoshta sepse ata përdorin seksin për të devijuar vëmendjen dhe për të shpërndarë (ulur) tensionin. Së dyti, marrëdhëniet seksuale te bonobot shpesh ndodhin në një kontekst agresiv, që nuk lidhet aspak me ushqimin. Një mashkull xheloz mund të largojë një tjetër mashkull larg nga femra, pas kësaj dy meshkujt mund të bashkohen dhe të fërkojnë organet e tyre gjenitale. Ose, pasi një femër godet një bonobot të vogël, nëna e këtij të fundit mund t’i hidhet agresores, veprim i cili pasohet menjëherë me fërkim organesh gjenitale nga dy të rriturit.4
Ashtu si bonobot kafshë të tjera mund t’i hipin një kafshe tjetër me të njëjtin seks dhe të përfshihen në sjellje, në dukje, “homoseksuale”, megjithëse motivimet e tyre mund të ndryshojnë. Qentë, për shembull, zakonisht e bëjnë këtë për të shprehur dominancë. Cezar Ades, etolog dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e St. Paulo, Brazil, shpjegon: “Kur dy meshkuj bashkohen, prezent është demonstrimi i forcës, jo seksi”.5 .
Zhak Lin Shultz, drejtori i projekteve të veçanta të ASPCA Animal Sciences, shpjegon më tej: Zakonisht, një qen mashkull i aftë seksualisht do t’i hipi një tjetri si një demonstrim i dominancës sociale, me fjalë të tjera,si një mënyrë përt’i treguar qenit tjetër kush është bosi. Kafshë të tjera kryejnë veprime në dukje “homoseksuale”, sepse ato dështojnë në identifikimin e seksit tjetër. Sa më e ulët të jetë specia në mbretërinë e kafshëve, aq më e hollë dhe e vështirë për t’u dalluar bëhet diferenca midissekseve, kjo çon në më shumë konfuzion. Kafshët “homoseksuale” nuk ekzistojnë Për kundër dukjes “homoseksuale” të disa sjelljeve të kafshëve, kjo sjellje nuk buron nga një instinkt “homoseksual”, që është pjesë e natyrës së kafshës. Dr. Antonio Pardo, profesor i biokimisë në Universitetin e Navarrës, Spanjë na shpjegon: Për të folur ashtu siç duhet homoseksualizmi nuk ekziston te kafshët… Për arsye mbijetese instinkti i riprodhimit ndërmjet kafshëve është i drejtuar gjithmonë drejt një individi me seks të kundërt. Prandaj një kafshë nuk mund të jetë kurrë homoseksuale…
2. Është joshkencore që motivimi dhe ndjenja njerë- zore të “lexohet” në sjelljen e kafshëve
Si shumë aktivistë të të drejtave të kafshëve, edhe aktivistët homoseksualë shpesh “lexojnë” motivimin dhe ndjenjën njerëzore në sjelljen e kafshëve. Ndërsa ky këndvështrim antropopatik (ku sjelljet e kafshëve shihen si ato të njeriut) gëzon qytetari të plotë në art, letërsi dhe mitologji, sepse në to elementi shkencor është i varfër. Dr. Çarls Sokarides i Shoqatës Kombëtare për Studime dhe Terapinë e Homoseksualizmit (NARTH) shprehet: “Termi homoseksualizëm duhet të kufizohet në specien njerëzore, sepse te kafshët studiuesi mund të hasë vetëm sjellje që janë burim lëvizjesh. Interpretimi i motivimit të kafshëve duke aplikuar psikodinamikën njerëzore është i rrezikshëm, pse jo dhe përqasje e dalldisur.”7 Etologu Cezar Ades shpjegon ndryshimin midis marrëdhënieve seksuale njerëzore dhe atyre të kafshëve: “Njerëzit kanë marrëdhënie seksuale në një mënyrë, ndërsa kafshët e kanë atë në një tjetër. Veprimi seksual i njeriut është çështje preference, ku personi zgjedh personin më tërheqës për të pasur kënaqësi. Ndërsa kjo nuk është e vërtetë për kafshët. Për to është një çështje çiftëzimi dhe riprodhimi. Nuk është çështje kënaqësie fizike apo psikologjike… Nuhatja është përcaktuese: kur një femër është e gatshme për çiftëzim, ajo lëshon aromën e njohur nën termin feromonë. Kjo aromë tërheq vëmendjen e mashkullit dhe e bën atë të dëshirojë të çiftëzohet. Kjo është marrëdhënia seksuale ndërmjet kafshëve. Ky është ligj i natyrës.”8
3. Sjellja joracionale e kafshëve nuk është model për njeriun racional
Disa kërkues duke studiuar sjelljen “homoseksuale” të kafshëve kapërcejnë në nxjerrjen e përfundimeve nga fusha e shkencës në atë të filozofisë dhe moralit! Këta kërkues arsyetohen nga fakti se në qoftë se kafshët e bëjnë atë, ajo është në përputhje me natyrën e tyre dhe kështu është e mirë përto. Nëse është natyrale dhe e mirë për kafshët, vazhdojnë ata, është gjithashtu natyrale dhe moralisht e mirë për njerëzit! Përkufizimi i natyrës njerëzore nuk i përket fushës së zoologjisë apo biologjisë, por filozofisë dhe përcaktimi i asaj që është moralisht e mirë për njeriun i përket etikës. Megjithëse shumë i prirë ndaj interpretimit homoseksual të sjelljes së kafshëve Pol L. Vasej i Universitetit të Lethbrixhit në Kanada porosit: “Për disa njerëz ajo që kafshët bëjnë është kriter vlerësimi, se çfarë është dhe nuk është natyrale. Ata bëjnë një kërcim duke thënë se nëse diçka është natyrale, atëherë është morale dhe etikë e pëlqyeshme. Fëmijëvrasja është e përhapur në mbretërinë e kafshëve. Të hidhesh nga kjo për të thënë se ky veprim është i pëlqyeshëm është krejt pa kuptim. Ne nuk duhet të përdorim kafshët për të formësuar moralin dhe politikat sociale për shoqëritë njerëzore në të cilat ne duam të jetojmë. Kafshët nuk kujdesen për të moshuarit. Unë veçanërisht nuk mendoj, se duhet të ndërtohet një platformë për mbylljen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit.”9 Mbretëria e kafshëve nuk është vend për njerëzit, që të kërkojnë një plan të gatshëm për moralin njerëzor. Ky plan i gatshëm, siç vëren biokimisti Bruto Maria Bruti duhet të kërkohet tek vetë njeriu: Është një gabim ishpeshtë fakti që njerëzit ballafaqojnë sjelljen njerëzore me atë të kafshëve, si të ishin të të njëjtës natyrë… Ligjet që sundojnë sjelljen njerëzore janë të një natyre të ndryshme dhe ato duhet të kërkohen aty ku Zoti i ka vendosur ato, në natyrën njerëzore. 10 Fakti që njeriu ka një trup dhe jetë shqisore, ashtu si edhe kafshët, nuk do të thotë që ai është vetëm një kafshë. Dhe as nuk do të thotë se ai është një gjysmë-kafshë. Arsyeja njerëzore dominon të gjithë natyrën e tij, po kështu edhe ndjesitë, instinktet dhe impulset e tij nuk janë thjesht kafshërore, por kanë vulën e intelektit, i cili e karakterizon njeriun. Kështu që njeriu karakterizohet jo nga ajo që ai ka të përbashkët me kafshët, por nga ajo që e dallon atë prej tyre. Ky diferencim është thelbësor jo aksidental. Njeriu është një kafshë me intelekt. Arsyeja e njeriut është ajo që e bën njeriun unik dhe krejtësisht të ndryshëm nga natyra e kafshëve. 11 Ta konsiderosh njeriun thjesht si një kafshë do të thotë të mohosh arsyen e tij dhe nga kjo edhe vullnetin e tij të lirë. Anasjelltas, t’i konsiderosh kafshët si të ishin njerëz do të thotë t’i atribuosh atyre një arsye jo-ekzistente.
Nga shkenca në mitologji
Studimi “Biological Exuberance” i Dr. Bagemihl 12 tregon pakënaqësinë e tij thelbësore ndaj shkencës dhe entuziazmin e tij ndaj mitologjisë indigjene (amerikane): “Shkenca perëndimore ka shumë për të mësuar nga kulturat indigjene në lidhje me sistemet e gjinive dhe seksualitetit…”13 “Shumica e fiseve vendase amerikane formalisht njohin dhe nderojnë homoseksualizmin, dhe sjelljen e njerëzve transseksualë në rolin e një personi “dyshpirtësh” (i njohur më parë në mesin e indianëve të Amerikës së Veriut, si ai që vishej apo sillejsi grua). “Dy shpirtëshi” është një burrë ose grua e shenjtë, që përzien gjinitë duke u veshur si seksi i kundërt, apo edhe si të dy sekset… Dhe shpesh kryen marrëdhënie të të njëjtit seks… 14 ” Dr. Bagemihl e aplikon këtë mit hermafrodit, kaq të përhapur në lëvizjen e sotme homoseksuale, në botën e kafshëve me ndihmën e mitologjisë vendase amerikane dhe asaj indiane.
Përfundimi
Përpjekja e lëvizjes homoseksuale për të treguar se homoseksualizmi është në përputhje me natyrën njerëzore, duke u munduar ta provojë atë nëpërmjet teorisë së homoseksualizmit të kafshëve është bazuar më shumë në besimet mitologjike dhe doktrinat filozofike të gabuara, se sa në shkencë dhe fakte shkencore. Burimi: http://www.narth.com/docs/animalmyt h.html Përktheu: Elton Gjeçi
Biblografi:
1 Shprehja “lëvizja homoseksuale” është përdorur për të treguar një rrjet të gjerë organizatash, qendrash botuese, intelektualë dhe aktivistë që përpiqen të imponojnë ndryshime në ligj, zakone, moral dhe mentalitet, që homoseksualizmi është jo vetëm i tolerueshëm, por gjithashtu i pranueshëm si i mirë dhe normal.
2 Cf. Regis Jolivet, Traite de Philosophie, (Lyon-Paris: Emmanuel Vitte, editeur, 1950), Vol. 2, pp. 306-396.
3 Sarah Hartwell, Macet që vrasin kotelet në http://www.messybeast.com/kill_kit.htm (theksimi ynë)
4 Frans B. M. de Waal, “Bonobot, Seksi dhe Shoqëria,” Scientific American, Mar. 1995, pp. 82-88, www.songweaver.com/info/bonobos.html. (theksimi ynë)
5 “Cachorro Gay?” Focinhos Online, www2.uol.com.br/focinhos/petsnodiva/index.shtml.
6 Antonio Pardo, “Aspectos medicos de la homosexualidad,” Nuestro Tiempo, Jul.-Aug. 1995, pp. 82-89.
7 “Exploding the Myth of Constitutional Homosexuality,” National Association for Research and Therapy of Homosexuality, www.leaderu.com/orgs/narth/exploding.html. (theksimi ynë)
8 “Cachorro Gay?”
9 Cituar nga Dinitia Smith, “Love That Dare Not Squeak Its Name.”
10 Bruto Maria Bruti, Domande e risposte sul problema dell’omosessualita, www.paginecattoliche.it/domande- _omosessualita.htm. (theksimi ynë)
11 “Njeriu përkufizohet në mënyrë korrekte si kafshë racionale; kafshët i referohen gjenit më të afërm; racionalja i referohet dallimeve specifike.” Joannes di Napoli, Manuale Philosophiae (Turin, Italy: Marietti Editori, 1961), Vol. 2, p. 165.
12 Libri i tij është publikuar nga shtëpia botuese “Stonewall Inn Editions”, dhe shtypur nga St. Martin’s Press të cilët i kushtohen librave në interes të geive dhe lesbikeve.
13 Bagemihl, p. 5.
14 Ibid., p. 216.