Mistura: “Planifikoj që brenda një muaji, në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor të fillojnë takimet e raundit të tetë për Sirinë në qytetin Gjenevë të Zvicrës.”
KOMBET E BASHKUARA (AA) – Përfaqësuesi Special për Sirinë në Kombet e Bashkuara (OKB), Staffan de Mistura, njoftoi se planifikohet që në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor të fillojnë takimet e raundit të tetë për Sirinë në qytetin Gjenevë të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mistura në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së dha informacione për shtetet anëtare lidhur me zhvillimet e fundit në Siri.
Duke vënë në dukje se si rezultat i takimeve në Astana janë themeluar “rajonet jokonfliktuale”, Mistura tha se përkundër kësaj, gjendja është ende e brishtë për shkak se përleshjet janë ende duke vazhduar.
Duke u shprehur se në përgjithësi është arritur në pajtim për mbrojtjen e unitetit dhe integritetit territorial të vendit si dhe lidhur me atë se rajonet jokonfliktuale në të vërtetë nuk shkaktojnë ndarje të Sirisë, Mistura thotë se “Planifikoj që brenda një muaji, në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor të fillojnë takimet e raundit të tetë për Sirinë në qytetin Gjenevë të Zvicrës.”
Mistura po ashtu iu bëri thirrje regjimit dhe opozitës në Siri që të marrin pjesë në takime “pa parakushte”. Duke theksuar se “regjimi ka përgjegjësi të negociimit në mënyrë të sinqertë me opozitën”, ai shton se edhe opozita “mban përgjegjësinë e dhënies së sinjalit se do të marrë pjesë në takime si një zë i vetëm, në një platformë të përbashkët.”
Kurse gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit, përfaqësuesja e Përhershëm e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha se zgjidhja e vetme e përhershme në Siri do të mund të realizohet me tranzicion politik, por që kjo gjendje nuk duhet t’i japë mundësi Iranit, sipas saj, që të kalojë në vend të Asadit apo të DEASH-it.