11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mbështetje për muslimanët e Arakanit në seancën e Kongresit amerikan

Më të lexuarat

“Ne duhet të bëjmë diçka urgjente sot nëse nuk duam të kujtojmë Rohingya-n si Srebrenicën dhe Ruandën në të ardhmen”, tha Daniel Sullivan

WASHINGTON (AA) – Avokati ndërkombëtar për të drejtat e refugjatëve Daniel Sullivan i cili ka ndjekur seancën me titull “Iniciativa e egër e Mianmarit kundër Rohingya-ve”, organizuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të SHBA-ve për Marrëdhëniet me Jashtë tha se “Nuk ka ansjë dyshim në këtë çështje se ka ndodhur spastrim etnik ndaj Rohingyave”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne duhet të bëjmë diçka urgjente sot nëse nuk duam të kujtojmë Rohingya-n si Srebrenicën dhe Ruandën në të ardhmen”, tha Sullivan.

Në seancën e mbajtur në Komitetin e përfaqësuesve morën pjesë si folës edhe Walter Lohman, Drejtor i Qendrës për Studime Aziatike të Fondacionit Heritage, Avokati Ndërkombëtar për Refugjatët Daniel Sullivan, Specialist në Kongres për Marrëdhëniet e Azisë Michael Martin dhe Andrea Gittleman, Koordinator i Programit të Muzeut Holocaust Memorial.

Kryetari i Nënkomitetit deputeti Ted Yoho në fjalën e hapjes së seancës tha se “Ka arritur në një fazë të re dhuna e zbatuar kundër Rohingyave të cilët janë një nga pakicat në botë që persekutohen. Zyrtarët e Mianmarit nisën një sulm të egër pas sulmit të kryer më 25 gusht nga (Ushtria Çlirimtare e Rohingyave të Arakanit-ARSA). Janë shpërngulur 400 mijë njerëz, qindra të tjerë janë vrarë dhe janë shkatërruar fshatrat”.

Ndër të tjera Yoho ka theksuar se opinioni publik ndërkombëtar kryesisht SHBA-të duhet të jenë të ndjeshëm në çështjen e Arakanit dhe se duhet të kryejnë pa vonuar paralajmërimet e nevojshme ndaj qeverisë së Mianmarit.

“Spastrimi etnik duhet të dënohet me shprehjet më të ashpra”

Ndërsa kryetari i komitetit deputeti i Kalifornisë, Ed Royce tha se përfaqësuesit e mediave nuk janë lejuar të hyjnë në rajonin Rohingya dhe për këtë arsye nuk janë në dijeni të vërtetë për numrin e të vrarëve dhe se sa fshatra janë djegur.

“Ky spastrim etnik i Mianmarit kategorikisht duhet të dënohet me shprehjet më të ashpra dhe duhet të veprohet ajo që është e nevojshme. Për ngjarjet duhet të ngarkohen me përgjegjësi edhe drejtuesit dhe ushtria e Mianmarit”, tha Royce.

“Nuk ka dyshim se në Rohingya po kryhet spastrim etnik”

Edhe Avokati ndërkombëtar për të drejtat e refugjatëve Daniel Sullivan në fjalimin e tij ka theksuar se po aq sa ushtria e Mianmarit është përgjegjës edhe qeveria e Mianmarit dhe qeveria e SHBA-ve është përgjegjëse.

“Nuk ka asnjë dyshim në çështjen se ka ndodhur spastrim etnik ndaj Rohingyave. Ne duhet të bëjmë diçka urgjente sot nëse nuk duam të kujtojmë Rohingya-n si Srebrenica dhe Ruanda në të ardhmen”, tha Sullivan duke shtuar se SHBA duhet të ndërprejë marrëdhëniet ushtarake me qeverinë e Mianmarit dhe se duhet të vendosen sanksione dhe të futen në listën e zezë personat dhe institucionet që përcaktohen se kanë kryer krime atje.

Koordinatori i Programit të Muzeut “Holocaust Memorial”, Andrea Gittleman ka shpjeguar se ushtria e Mianmarit ka përshpejtuar masakrat e saj në 2 vitet e fundit kundër muslimanëve të Arakanit.

“Kur bisedojmë me njerëzit në rajon dëgjohen histori të frikshme masakrash, torturash dhe përdhunimesh. Të marrim seriozisht veprimet që kryejnë ARSA dhe struktura të ngjashme me të, por në të vërtetë është ushtria e Mianmarit ajo që kryen masakrat”, tha Gittleman.

Specialisti në Kongresin për Marrëdhëniet e Azisë, Michael Martin tha se “Kongresi amerikan duhet t’i përgjigjet në mënyrën më të shpjetë krizës në Mianmar dhe në Bangladesh”. Më tej ai shtoi se kriza njerëzore e përjetuar është shumë dimensionale dhe se duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm pa humbur kohë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit