2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mish i bardhë i mbushur

Më të lexuarat

Përbërësit:
* 2 file të mishit të bardhë të pulës
* 4 lugë kajmak
* 4 lugë të vogla rrikë nga kavanozi
* 3 vezë
* 120 gramë rriska proshute
* 150 gramë miell
* 150 gramë thërrime buke
* 50 gramë susam
* 600 gramë patate
* 3 decilitra vaj
* mëlmesa të përziera, piper i zi

Përgatitja:
1. Të dy filetë e mishit të pulës priten përgjysmë për së gjati, e pastaj secila gjysmë pritet për së gjeri, hapet dhe rrihet me çekan druri.

2. Fileve të përgatitura u shtohen mëlmesa sipas shijes dhe ato lyhen me pak rrikë. Në secilën gjysmë të filesë vendosen rriska të proshutës, e pastaj lyhen me kajmak. Filetë pastaj palosen dhe përforcohen me rrëmojëse.

3. Filetë e mbushura rrotullohen nëpër miell, pastaj nëpër vezë të tundura dhe, në fund, nëpër thërrime buke të përziera me susam. Filetë fërgohen në vaj të nxehtë, në të dy anët, derisa të skuqen.

4. Patatet qërohen, priten në shkopinj, fërgohen në vaj të nxehtë derisa të skuqen dhe pastaj shërbehen me filetë e mbushura.

Këshillë shtesë: Filetë e pulës rrihen me çekan druri përmbi qese najloni me qëllim që të mos shpërbëhen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit