Banjat (hamamet) kishin një rëndësi të madhe në qytetet islamike. Pastërtia për myslimanët nuk ishte vetëm çështje besimi, por një kusht i domosdoshëm për kryerjen e lutjeve dhe veprimeve rituale në përgjithësi.
Nga ana tjetër të krishterët e Mesjetës e ndaluan pastërtinë dhe e konsideruan atë punë të paganëve, ndërsa murgjit dhe murgeshat ishin krenarë për ndytësinë e tyre.
Deri aty sa një murgeshë shkruante në disa prej shënimeve e saj plot arrogancë dhe vetëkënaqësi: Deri në moshën gjashtëdhjetë vjeçare, uji nuk kishte prekur asgjë prej trupit të saj, veç majave të gishtërinjëve, edhe këtë kur ajo i kishte zhytur ato në ujin e shenjtë të Kishës.
Them: Në një kohë kur ndytësia ishte një nga karakteristikat e shenjtërisë, myslimanët ishin shumë të etur për pastërtinë. Ata nuk guxonin të qëndronin në adhurim para Zotit nëse nuk ishin të pastër.
Por në kohën kur Spanja ju kthye Sundimit të krishterë, Filipi II urdhëroi burrin e Marisë, Mbretëreshës së Anglisë, të shkatërronte të gjitha banjat (hamamet) publike; Sepse (sipas tij) ishin prej gjurmëve që Muslimanët kishin lënë pas tyre!
Stanley Lynn Paul – Historia e arabëve në Spanjë, f.94