Intervistë me kandidatin e partisë FJALA, Fatlum Krasniqi!
– I nderuar Fatlum Krasniqi, si kandidat për deputet nga radhët e partisë Fjala ,a mund të na flitni diçka më shumë rreth vetës, shkollimit dhe karrierës tuaj?
-Fatlum Krasniqi i lindur më 18 shtator 1987 në Pejë, shkollën fillore e kam përfunduara në shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë, për të vazhduar në shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë ku diplomova në drejtimin Asistentë Juridikë.
Kam diplomuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku morra titullin jurist i diplomuar.
Përveçse që jam anëtar i kryesisë së Partisë FJALA, aktualisht punojë në zyrën Noteriale si asistentë i Noterit.
– Cila është arsyeja qe keni zgjedhur partinë Fjala për tu kandiduar si deputet dhe ku mendoni se Fjala është me e veçantë nga partitë e tjera të Kosovës?
-Arsyeja se pse kam zgjedhur që të jem pjesë e FJALËS se është i vetmi subjekt ku unë e kam parë që mund të kontribuojë, subjekt i cili deri më sot nuk ka dosje dhe akuza për korrupsion, subjekt i të cilit kryetari Gëzim Kelmendi e ka treguar me punë dhe angazhimi edhe përkundër joshjeve për pozita dhe pushtet qëllimi i tij karshi interesit të popullit asnjëherë nuk u lëkund duke u treguat çdo herë zë i popullit në Kuvendin e Kosovës.
Ajo se çka na veçon nga subjektet tjera është se ne jemi parimor dhe qëndruam si të tillë si njerëz të fjalës dhe nuk lejuam që të jemi pjesë e këtyre pazareve politike.
– Në zgjedhjet të cilat afrohen, partia Fjala me çfarë kuadrosh profesional pritet qe të garojë?
-Në listën prej 110 kandidatëve të partisë FJALA e përbëjnë 80 magjistra të shkencave, doktorë dhe specialistë nga fusha të ndryshme, andaj në zgjedhjet e 11 qershorit ne partia FJALA elektoratit i kemi ofruar kuadro profesional.
– Ne zgjedhjet e ardhshme nëse arrini qe të zgjidheni si deputet, për cilat probleme shoqërore mendoni qe me së shumti ta ngrëni zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës?
-Nëse unë do të jem njëri prej deputetëve të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës zëri im do të jetë zë i fuqishëm dhe totalisht i bazuar në interesin e përgjithshëm e kurrsesi në atë personal.
Zëri im nuk mund të jetë në rritje të pagave për deputet kur dihet se sa është paga mesatare në Kosovë, gjendja dhe varfëria ekstreme në vend do të ma pa mundësonte rehatinë në karrierën e deputetit, mbrojtja e sovranitetit territorial të Kosovës, së bashku me formimin e ushtrisë dhe mirëqenia e qytetarëve në vendin tim do të jenë prioriteti im në Kuvendin e Kosovës.