-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

MIRËNJOHJE PËR TEOLOGUN H. SEVGANI EF. HASANI DHE XHEMATIN E NIRNBERGUT

Më të lexuarat


Të hënën më 22.08.2022, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mirëpriti teologun e mirënjohur dhe aktivistin e madh në Qendrën islame – Xhaminë e Nirnbergut të Gjermanisë H. Sevgani ef. Hasanin.
Në praninë e Muftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismailit dhe Drejtorit për Diasporë në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mysafirit të nderuar i shprehu mirënjohje për aktivitetin e tij gjatë dekadave të kaluara në prezantimin e Islamit në Nyrnberg dhe Evropë, e në veçanti për kontributin e dhënë në fondin e BFI e RMV për mirëmbajtjen e institucioneve fetaro arsimore.
H. Sevgani ef Hasani njihet si ligjërues dhe orator i spikatur dhe menaxhues i njohur dhe tashmë xhemaati i kësaj qendre është me renome në Evropë dhe gëzon një respekt të lartë. Në shenjë respekti për kontributin e dhënë xhemaatit të kësaj Qendre, Kryetari i BFI të RMV i ndau MIRĒNJOHJE, duke ju uruar suksese në punën e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit