27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Mirena për rastin e mësueses me shami: Më shqetësuese është ajo çfarë po mësojnë fëmijët

Më të lexuarat

Analisti politik, Ilir Mirena ka folur për rastin kur prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi mban shami duke thënë se më shqetësuese është ajo se çfarë po mësojnë fëmijët tanë.

“Ekziston një udhëzim administrativ i cili e ndalon, por për mua më shqetësuese është kur i pashë ata prindër duke qarë pse mësuesja është me shami”.

“Për mua nuk është shqetësim çka vesh arsimtarja, por çka janë duke mësuar fëmijët tanë”.

Mirena i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se arsimi në zonat rurale është në gjendje të keqe.

“Nëpër zonat rurale arsimi është për toke. Për mua shqetësuese është se sikur ata prindër të kishin qarë që ndoshta fëmijët e tyre nuk e dinë tabelën e shumëzimit ose edhe për atë se me çfarë tekste mësojnë në shkollë, cfarë përalla mësojnë.

“Ata po humbin kohë, por nuk po mësojnë kurgjë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit