3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Miratohet një rezolutë e OKB-së për armëpushim në Gaza

Më të lexuarat

Bie një amendament SHBA-së dhe Kanadasë, të gjithë duartrokitën

Ndërsa Gaza po bombardohet në kufijtë e të pabesueshmes, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese jordaneze për armëpushim.

Por një amendament i cili përfshinte një referencë për Hamasin, i propozuar nga Kanadaja dhe i mbështetur nga SHBA, nuk arriti të marrë një shumicë prej dy të tretash dhe nuk u miratua.

Vendet që votuan kundër Rezolutës që u miratua sonte në OKB janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli, Austria, Kroacia, Republika Çeke, Fixhi, Guatemala, Hungaria, Izraeli, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re, Paraguaj dhe Tonga.

Rezoluta bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe Hamasit dhe kërkon qasje të ndihmës në Gaza.

Dyzet e pesë vende abstenuan, përfshirë Kanadanë, e cila prezantoi një amendament që do të dënonte më qartë Hamasin dhe “marrjen e pengjeve”, ​​amendament që nuk u miratua. Gjermania, e cila mbështet fuqishëm Izraelin në luftë, dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu abstenuan.

Edhe Shqipëria zgjodhi të abstenojë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit