-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Miqësia dhe armiqësia

Më të lexuarat

Vërtet, miqësia dhe armiqësia janë shtylla (pjesë përbërse) të akides dhe kusht prej kushteve të besimit, çështje kjo që shumë prej njerëzve e kanë lënë pas dore.

Kuptimi i miqësisë (el uela) do të thotë: dashuria ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij, sahabëve, besimtarëve dhe të ndihmuarit e tyre.

Armiqësia (el bera) do të thotë: urrejtje ndaj atij që e kundërshton Allahun, të Dërguarin e Tij, sahabët, besimtarët. Urrejtje kjo, ndaj jobesimtarëve, politeistëve, munafikëve, bidatçinjëve dhe atyre që i thyejnë dispozitat e sheriatit (fusak).

Çdo besimtarë i ndershëm, i cili i kryen obligimet dhe ndalohet nga ndalesat e sheriatit, obligohemi ta duam, ta miqësojmë dhe ta ndihmojmë atë. Kush është kundër kësaj duhet të afrohemi tek Allahu i Lartësuar me urrejtje, armiqësi, të luftojmë me zemër ose me gjuhë, sipas mundësive që posedojmë. Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë  miq për njëri tjetrin.” (Teube,71)

Miqësia dhe armiqësia është lidhja më e fortë e imanit. Kjo gjithashtu, është prej veprave të zemrës që shprehen me gjuhë dhe gjymtyrë. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë në hadithin e saktë, të cilin e transmeton Ebu Daudi : “Kush do dikë për Allahun dhe e urren për Allahun, i ka dhënë për Allahun dhe e ka ndaluar për Allahun, vetëm se e ka plotësuar besimin.”

Pozita miqësisë dhe armiqësisë në sheriat është pjesë  e akides dhe nga kjo mund të nxjerrim se ajo është:

  1. Pjesë e kuptimit te shehadetit fjala “la ilahe” (nuk ka të adhuruar) shkëputur nga “La ilahe il Allah” (Nuk ka të adhuruar tjetrër me të drejtë përveç Allahut) ka kuptimin se duhet të distancohemi nga çdo gjë tjetër përveç Allahut.
  2. Kusht i Imanit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “ I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keq është ajo që i përgatitën vetes së tyre, pasi Allahu është hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në dënim të përjetshëm. Sikur të ishin ata që besojnë Allahun, Pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t`i zinin për miq ata ( idhuhjtarët ), mirëpo shumica prej tyre janë mëkatarë (fasika).” (Maide, 80-81)
  3. Kjo akide është lidhja më e fortë e imanit siç transmeton Ahmedi në “Musnedin” e tij nga Bera ibn Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë që Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë se lidhja më e fortë e imanit është dashuria për Allahun dhe urrejtja për hirë të Allahut.

Dijetari Sulejman ibn Abdullah ibn Muhmadet ibn Abduluehab (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “A plotësohet kjo fe ose a mësohet dituria për xhihadin apo dituria e të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, përveç se me dashuri për Allahun dhe urrejtje dhe armiqësi për Allahun. Po të ishin njerëzit të pëlqimit për një rrugë, të dashur e jo të urrejtur dhe të armiqësuar, nuk do të kishte dallime në mes të vërtetës dhe të kotës, e as në mes të besimtarëve dhe jobesimtarëve, si dhe në mes të miqve të Allahut dhe miqve të shejtanit.”

  1. Është shkak të shijosh ëmbëlsinë e imanit dhe kënaqësinë e bindjes, siç ka thënë Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Ai i cili i ka tri cilësi, e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur se çdo gjë tjetër; të dojë dikë vetëm për hirë të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim, pasi që e ka shpëtuar Allahu, siç e urren të hidhet në zjarr.”(Buhariu & Muslimi)
  2. Kjo është lidhje mbi të cilën ngrihen themelet e shoqërisë së muslimanit. “ Vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër.”

(Huxhurat, 10)

  1. Kush e arrin apo realizon këtë, arrin miqësinë e Allahut, siç transmetohet nga Ibni Abazi (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Kush e do dikë për hirë të Allahut dhe e urren për hirë të Allahut apo e miqëson dikë, ose e armiqëson për hirë të Allahut, vërtetë me këtë e arrin miqësinë e Allahut.”
  2. Mos realizimi i kësaj ka mundësinë e rënies në mosbesim. Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe kush i miqëson ata dikush nga ju, vërtetë ai është prej tyre.”(Maide, 51)
  3. Pasiqë kjo është përmendur shumë herë në Kuran dhe sunet aludon për rëndësinë e saj. Dijetari Hamed ibn Atik (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Dije se Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim urrejtjen e jobesimtarëve dhe idhujtarëve dhe e ka ndaluar miqësinë me ta në mënyrë rigoroze.”

Dijetari islam Ibn Tejmije thotë: “Realizimi i shehadetit do të thotë që mos të duash ose urresh vetëm për hirë të Allahut dhe të mos miqësosh ose armiqësosh dikë vetëm për hirë të Allahut, si dhe ta duash atë që e do Allahu dhe ta urresh atë që e urren Allahu.”

Ja disa prej formave të miqësisë së jobesimtarëve:

  1. Përngjasimi me ta në veshje.
  2. Qëndrimi në vendin e tyre dhe mosemigrimi në vendet islame, për shkak ruajtjes së fesë.
  3. Udhëtimi në vendet e tyre, për qëllim argëtimi.
  4. Marrja e tyre për këshilltarë.
  5. Emërtimi me emrat e tyre.
  6. Marrja pjesë në festat e tyre ose ndihmesa dhe përurimi i tyre.
  7. Lavdërimi i civilizimit të tyre dhe pëlqimi i moralit të tyre, pa e shikuar bazën e besimit të tyre.
  8. Të kërkuarit falje dhe mëshirë për ta.

Muslimani duhet të ketë kujdes nga bidatçinjtë dhe pasuesit e epshit, me të cilët është mbushur toka dhe le t’u largohet epsheve dhe dyshimeve të jobesimtarëve. Le të kapet për litarin e fortë të Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij fisnik. Le të jetë syhapur në dallimin në mes të raportit të mirë tek jobesimtarët që janë të mbrojtur nga shteti Islam dhe mes urrejtjes ndaj tyre. Të mos i afirmojmë simbolet e tyre. Të kemi sjellje të mirë ndaj tyre, p.sh: butësia me të dobëtit e tyre, ushqimi i të uriturve, veshja e të zhveshurve, të jemi fjalëbutë dhe të mëshirshëm jo për shkak frikës dhe nënshtrimit, si dhe duke bërë dua për udhëzimin e tyre.

Duhet patur parasysh se këta kanë përgënjeshtruar Pejgamberin tonë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

O Zot! Na e bë të mundur që të punojmë me Librin Tënd dhe sunetin e të Dërguarit Tënd (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe të ecim në bazë të këtyre udhëzimeve! Të duam Ty o Zot dhe të Dërguarin Tënd dhe besimtarët dhe urrejmë jobesimtarët dhe idhujtarët dhe armiqësohemi ndaj tyre.”

 

Abdulmelik el Kasim

Përktheu: Bashkim Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit