0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ministrja turk denoncon në OKB sjelljen ndaj saj në Roterdam: trajtim racist dhe ksenofobik

Më të lexuarat

Ajo çka ndodhi në fundjavë në Roterdam të Holandës, ku një ministre e qeverisë turke u pengua forcërisht të hyjë në konsullatën e vendit të saj dhe po forcësisht u nxor jashtë kufijve, është rrëfyer edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Vetë personi që e vuajti atë trajtim në Roterdam ka folur në OKB për shkeljen egërsisht të të drejtave të saj dhe të delegacionit që e shoqëronte.

Siç bëjnë me dije mjetet turke të informimit, Fatma Betyl Sajan Kaja, ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e ka akuzuar Holandën për shkelje egërsisht ndaj delegacionit të saj të lirisë së shprehjes, të tubimit dhe veprimit.

Ajo deklaroi se forcat e operacioneve speciale që e kishin rrethuar makinën e saj ishin urdhëruar të përdorin forcë vdekjeprurëse, e se në ndërhyrjen ndaj protestuesve ishin përdorur qentë e kuajt.

“Në emër të të gjitha grave e të vendit tim, e dënoj fuqimisht këtë trajtim racist dhe ksenofobik,” tha ajo në fjalën e saj.

Në kundërshtim me protokolet diplomatike, ministrja turke u shpreh se u përball me trajtim çnjerëzor.

“Holanda shkeli një sërë konventash europiane dhe të OKB-së duke kufizuar lirinë e fjalës dhe të lëvizjes të një ministreje që kishte imunitet diplomatik,” do të shtonte Fatma Betyl Sajan Kaja. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit