11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministrja Rizvanolli: Presim nga Shqipëria për të na ndihmuar me energji elektrike

Më të lexuarat

Rizvanolli thotë se sot ka qenë dita më e vështirë që nga fillimi i krizës energjetike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se qysh më parë është themeluar task-forca në rast se Kosovën do ta prekte kriza energjetike.

Ajo thotë se janë bërë përpjekje për të biseduar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të parë mundësitë që të këmbejmë energji.

“Por ka qenë e vështirë pasi të dy këto shtete janë në krizë energjetike që nga muaji tetor. Mirëpo ne jemi në komunikim të vazhdueshëm në baza ditore sidomos me Republikën e Shqipërisë që të na ndihmojë në këto ditë me anë të këmbimit të energjisë”, tha ajo, përcjell.

Ministrja thotë se edhe KEK-u ka bërë maksimumin për të angazhuar blloqet që janë në dispozicion për të prodhuar energji.

“Pavarësisht se është future në funksion edhe një bllok i termocentralit Kosova A, as për së afërmi nuk mund të kompensojë humbjen e dy blloqeve të Kosovës B”.

Rizvanolli thotë se sot ka qenë dita më e vështirë që nga fillimi i krizës energjetike.

Ajo po ashtu ka përmendur fushatën për të kursyer rrymën e cila sipas saj duket se ka pasur sukses./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit