9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ministrja izraelite thotë të vërtetën: “Ne s’kemi turp!”

Më të lexuarat

Deklarimet e çmendura të kësaj gruaje “krenare” me rrënojat e Gazës

Ministrja e Barazisë Sociale e Izraelit, May Golan, tha se ishte “krenare” për shkatërrimin e shkaktuar nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Duke folur gjatë një seance të Knesset, parlamenti izraelit, të mërkurën mbrëma, Golan kërcënoi liderin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinëar, me prerje koke ose arrestim.

“Nuk kemi turp të themi se duam të shohim se si ushtarët e IDF (Ushtrisë izraelite) kapin Sinwar-in dhe ushtarët e tij dhe i tërheqin zvarrë nëpër Rripin e Gazës në rrugën për në burgjet e Administratës së Burgut”, tha ajo, duke thënë në fakt një të vërtetë në lidhje me turpin, faktin që s’kanë turp, siç nuk kanë as moral e asnjë virtyt njerëzor.

Në vijim të deklarimeve të çmendura, tipike për një shtet të çmendur, gjaksor dhe genocidal, ajo tha:

“Unë personalisht jam krenar për rrënojat e Gazës dhe se çdo foshnjë, edhe pas 80 vjetësh, do t’u tregojë nipërve të tyre atë që bënë hebrenjtë. As pëllumb dhe asnjë degë ulliri, vetëm një shpatë për t’i prerë kokën Sinwar-it, këtë do të marrë nga ne”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit