-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit

Më të lexuarat

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka kritikuar veprimet e Alternativës për Ndryshim (APN), duke pohuar se kjo parti rrezikon mbështetjen e qindra bujqve shqiptarë të Luginës.

Sipas tij, APN i është drejtuar Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi, duke kërkuar që kjo të shqyrtojë vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) për subvencionimin e kulturave bujqësore.

“Më datë 11 nëntor 2024 subjekti politik Alternativa për Ndryshim (APN) i ka dërguar shkresë Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd përmes së cilës i ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur konkurs për subvencionimin e kulturave bujqësore (nga Fondi i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës).

Pas kësaj shkrese, dje na është drejtuar me një shkresë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve ku kërkon nga KKSH që në afat prej 8 ditësh t’i përgjigjemi se në cilën dispozitë ligjore jemi thirrur lidhur me hapjen e konkursit  për subvencionimin e kulturave bujqësore”, ka shkruar Luftiu.

Ministria ka kërcënuar se nëse KKSH nuk anulon vendimin për subvencione brenda 8 ditësh, ajo vetë do të ndërhyjë për anulimin e tij.

Lutfiu ka pohuar se nuk do të tërhiqet nga ky vendim, duke deklaruar: “Unë nuk anuloj asnjë vendim sepse me vetëdije të plotë kam ndërmarr çdo veprim për të mbështetur familjet shqiptare të cilat mbijetojnë prej këtij sektori.”

Ai thekson hipokrizinë që, sipas tij, disa anëtarë të APN-së vetë kanë aplikuar për subvencione, ndërkohë që janë duke rrezikuar mbështetjen për të tjerët.

Lutfiu ka njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës për zhvillimet, duke paralajmëruar se nëse procesi bllokohet nga Ministria serbe, do të kërkohen masa reciprociteti.

Në fund, ai shprehu vendosmërinë për të vazhduar përpjekjet: “Do të luftojmë deri në fund!” /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit