5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Nuk ka vend për të trajtuar të plagosurit në Rafah

Më të lexuarat

“Okupimi izraelit ka dy ditë që pengon kamionët që transportojnë ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare të hyjnë në spitalet e Ministrisë së Shëndetësisë”

Në qytetin Rafah, ku ushtria izraelite nisi sulm tokësor dhe pushtoi pikën kufitare me Egjiptin, materialet e ndihmës humanitare nuk u lejuan të arrinin në spitalet e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, disa spitale janë jashtë shërbimit për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve për evakuim ndërsa të plagosurit nuk mund të trajtohen, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thuhet se ka patur rritje serioze të numrit të palestinezëve të vrarë dhe të plagosur nga sulmet dhe bombardimet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, veçanërisht në qytetin Rafah.

Në deklaratë thuhet se “Mbyllja e pikës kufitare Rafah nën kontrollin e okupimit izraelit për të dytën ditë radhazi pengon mijëra të plagosur dhe pacientë të largohen nga Rripi i Gazës dhe të marrin trajtim”.

Duke vënë në dukje pasojat negative të mbylljes së pikës kufitare Rafah, në deklaratë thuhet se “Okupimi izraelit ka dy ditë që pengon kamionët që transportojnë ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare të hyjnë në spitalet e Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Disa spitale në Rafah ishin jashtë shërbimit për shkak të kërcënimit të evakuimit dhe bombardimeve të rënda nga ushtria izraelite. Për shkak të mungesës së këtyre spitaleve, nuk ka vend për të trajtuar të plagosurit, veçanërisht rastet kritike”, thuhet në deklaratë.

Një thirrje iu bë vendeve që kërkonin listë pacientëve dhe të plagosurve që kanë nevojë për trajtim jashtë Rripit të Gazës për të ndërmarrë veprime urgjente për largimin e këtyre njerëzve nga Gaza.

Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë ndërsa mëngjesin e 7 majit, filloi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka pushtuar pikës kufitare me Egjiptin në anën e Rripit të Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 34.844 palestinezë, mes të cilëve të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra ndërsa 78.404 persona u plagosën.

Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit