4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës anulon tenderin në vlerë 19 milionë euro për spitalin Covid-19

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin 19 milionë euro për adaptimin e ndërtesës së se të Emergjencës në spital Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar sot tenderin e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar për projektin e adaptimit të ndërtesës së re të Emergjencës në QKUK, në spital Covid për trajtimin e pacientëve.

Anulimi i tenderit është bërë nga udhëheqësi i prokurimit në MSH Ismet Hyseni, pas kërkesës së departamentit për buxhet dhe financa.

“Duke marr parasyshë se në buxhetin e miratuar për vitin 2021 nuk është paraparë buxhet për këtë projekt, kërkojmë anulimin e aktivitetit të prokurimit për arsye të mungesës së buxhetit”, thuhet në kërkesën e Jahë Gecajt dhe Kadrije Berisha.

Tenderi për këtë projekt ishte iniciuar në kohën e ish-ministrit Armend Zemaj në dhjetor të vitit të kaluar. Zemaj pati deklaruar se spitali do të shërbente me 500 shtretër për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.

Në nëntor MSH e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për spitalin Covid në QKUK.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit