1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ministria e Mbrojtjes të Azerbejxhanit: Vriten 70 ushtarë armenë

Më të lexuarat

Në përleshjet në linjën e frontit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, humbën jetën 70 ushtarë armenë dhe u shkatërruan 5 tanke armene, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit u njoftua se vazhdojnë tensionet në linjën e frontit, ndërsa iniciativa për rimarrjen e tokave të humbura nga ana e forcave armene ka qenë e pasuksesshme dhe se është hapur zjarr mbi vendbanimet civile të Azerbejxhanit.

Pasi ushtria e Azerbejxhanit u kundërpërgjigj ndaj këtyre sulmeve në zonën Magadiz të rajonit Agdere u shkatërrua shtabi ushtarak i forcave armene.

Ministria njoftoi se në përleshje janë shkatërruar 5 tanke dhe 5 automjete me municione të forcave armene ndërsa janë vrarë rreth 70 ushtarë armenë.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se gjatë përleshjeve në dy ditët e fundit kanë rënë dëshmorë 16 ushtarë azerbejxhanas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit