3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri shpërndan 10 milionë dollarë për përballimin e emergjencave civile

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka shpërndarë një fond prej 10 milionë dollarësh për bashkitë e vendit për përballimin e emergjencave civile.

Lajmi u bë i ditur sot në një postim në Facebook nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i tyre ndaj totalit të buxhetit të gjitha bashkive dhe ndihmon këto njësi në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile”, ka thënë Peleshi.

Megjithatë, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj, tha ministria në një njoftim për shtyp/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit