1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi dhuron vaksina për Kosovën

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka pranuar sot një donacion të vaksinave kundër COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Mehaj shprehet se ky donacion dëshmon përkrahjen e plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët malazez.

“Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez”.

“Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviç. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac”, është shprehur Mehaj.

Mehaj mes tjerash thotë se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit