0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ministria e Jashtme e Turqisë dënon shkeljet e qeverisë izraelite

Më të lexuarat

Turqia dënoi vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe përparimin e procesit për ndërtimin e banesave shtesë të jashtëligjshme në tokat palestineze.

Turqia dënoi vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe përparimin e procesit për ndërtimin e banesave shtesë të jashtëligjshme në tokat palestineze.

“Është e papranueshme që Izraelit të shkelë në mënyrë të tillë të drejtat e popullit palestinez që burojnë nga drejtësia njerëzore pavarësisht vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe paralajmërimeve të komunitetit ndërkombëtar” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Në deklaratën e ministrisë shkruhet gjithashtu: “Ne dënojmë vendimin e qeverisë izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të reja çifute në tokat e pushtuara palestineze dhe përparimin e procesit në lidhje me ndërtimin e 2 mijë banesave shtesë të jashtëligjshme në vende të ndryshme. Shkelja e të drejtave të popullit palestinez që burojnë nga drejtësia njerëzore pavarësisht vendimeve të KS së OKB-së dhe të gjitha paralajmërimeve të komunitetit ndërkombëtar janë të papranueshme”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, javën e kaluar miratoi vendimin për ndërtimin e 2 mijë vendbanimeve çifute shtesë në Bregun Perëndimor që gjendet i pushtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit