-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri turk: Duam qe 500 banesat per familjet e prekura nga termeti ti ndertojme per 6 muaj

Më të lexuarat

Gjatë deklarates në konferencën e përbashkët me Arben Ahmetajn, ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës së Turqisë, Murat Kurum ka thënë se edhe sot me vizitën e tij kanë ardhur nga Turqia 1500 çadra të tjera për tërmetin, shërbime shëndetësore si dhe ekipe vlerësimi për dëmet.

Kurum thotë se nesër do të nënshkruhet një Protokoll bashkëpunimi midis Turqisë dhe Shqipërisë sa i përket vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Po ashtu ai kërkon që projekti turk për 500 banesat në Laç të përfundojë brenda 6 muajve dhe se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë.

“E konsiderojmë si një detyrë vëllazërie. Që në orët e para të tragjedisë kontaktuam me ambasadën turke këtu dhe u përpoqëm që të ishim afër jush.

Kemi sjellë 1500 cadra të tjera sot në mëngjes si dhe ekipe vlerësimi për dëmet nga tërmeti. Nesër në prani dhe të kryeministrit Rama do të nënshkruajmë një Protokoll bashkëpunimi për dëmet pasi kemi përshpejtuar procesin e vlerësimit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit..

Do ta realizojmë sa më shpejt projektin e rindërtimit në Shqipëri, pasi kemi realizuar edhe në vende të tjera. Brenda këtyre dy ditëve të vizitës sime do të zhvillojmë diskutime me qytetarët e prekur nga tërmeti.

Kurse 500 banesat e reja të përshtatura me kulturën tuaj të jetesës duam që brenda 6 muajve të përfundojë projekti, dhe t’i dorëzohen vëllezërve tanë shqiptarë të prekur nga tërmeti. “- tha ministri turk Kurum.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit