3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Ministri Svelça: Ja kush po e godet Policinë e Kosovës

Më të lexuarat

Shpjegimi mbi një situatë të tensonuar në Veri

Teksa policia e Kosovës po përpiqej të vendoste rend edhe ligj për të ndalur kontrabandën në pikën kufitare me Serbinë, ata janë sulmuar me armë dhe granata në veri të vendit. Sulmet kanë zgjatur prej ditësh tashmë, dhe për të folur për ngjarjen ishte vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça.

I ftuar në një lidhje Sype për emisionin “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu në Top News, Svelça bëri të ditur se sulmet kanë ardhur nga grupe terroriste serbe.

Ai madje shtoi se autorët po mbrohen dhe komandohen nga Beogradi.

“Një ndër sulmet që ka qenë i rrezikshëm dhe për zyrtarët policorë, të cilët janë goditur drejtëpërdrejtë për t’i vrarë. Po kundërshtohen nga grupe kriminale që merren me kontrabandë, e që përdoren për qëllime të tjera nga qeveria serbe.

Nuk janë të përfshirë qytetarët e thjeshtë ndaç kosovarë ose serbë, ose kosovarë me etni serbe. Ka mbështetje të fortë nga qeveria serbe, një nga këta eksponentë është Millan Radoçiç që është dhe në listën e zezë të SHBA-së. Ai ka bërë presione të jashtëligjshme ndaj dëshmitarëve,” tha Svelça.

Çfarë po ndodh në atë zonë?

“Situata është nën kontroll, përveç këtyre incidenteve nuk ka pasur situatë më të rënduar. Rasti po hetohet, që të gjithë ata që kanë sulmuar policinë e Kosovës të vendosen para drejtësisë. Po merren dëshmi për të gjitha rastet. Do të vijmë me rezultate ku do të kemi edhe të arrestuar në zbardhje të plotë të këtyre rasteve,” u shpreh ministri.

Këto ngjarje janë të shtyra nga e njëjta dorë?

Është taktikë që grupet kriminale në atë zonë janë të njëjtat me grupet parapolitike. Financimi politik aty bëhet edhe përmes kontrabandës.

Sulmin e dënoi edhe Lista Serbska.

E shoh si shenjë të mirë, të gjitha strukturat duhet të dënojnë dhunën atje, sulmin ndaj policisë së Kosovës. Eshtë hera e parë që Lista Serbska e bën këtë dhe është për t’u përshëndetur. /shqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit