9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ministri norvegjez i mbrojtjes i kërkon falje Turqisë

Më të lexuarat

OSLO (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Frank Bakke-Jensen, i kërkoi falje Turqisë për skandalin në stërvitjen “Trident Javelin” të NATO-s në Norvegji, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria norvegjeze e Mbrojtjes mbi ngjarjen në stërvitjen e NATO-s, Jensen është shprehur: “Një mesazh u publikua në sistemin e qarkut të mbyllur të përdorur gjatë stërvitjes së NATO-s në Qendrën e Luftimit të Përbashkët në Stavanger të Norvegjisë. Ky mesazh është shkruar nga një shtetas norvegjez i punësuar vetëm për periudhën stërvitore”.

Duke theksuar se mesazhi i shkruar nga qytetari norvegjez nuk reflekton kategorikisht pikëpamjet dhe politikat norvegjeze, Jensen ka deklaruar se: “Kërkoj falje për përmbajtjen e mesazhit. Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe ne e vlerësojmë partneritetin tonë të afërt”.

Jensen ka theksuar se shtetasi norvegjez, i cili publikoi mesazhin, është larguar menjëherë nga stërvitja e NATO-s në Qendrën e Luftës së Përbashkët dhe se do të ndërmerren hapat e nevojshme duke kryer një hetim të detajuar mbi incidentin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit