1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri malazez mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagon ashpër BE-ja

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian hodhi poshtë dhe dënon çdo mohim, relativizim ose keqinterpretim të gjenocidit të Srebrenicës, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez pas deklaratave të Ministrit të Malit të Zi, Vladimir Leposaviq në lidhje me gjenocidin serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Vitin e kaluar ne shënuam 25 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët në historinë moderne evropiane. Është koha që të gjithë udhëheqësit politikë në rajon të udhëheqin në rrugën e nderimit të viktimave dhe promovimin të pajtimit”, theksoi Pisonero.

Sidoqoftë, Ministri i Drejtësisë, Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Leposaviq, deklaroi në parlament javën e kaluar se do të njihte gjenocidin në Srebrenicë kur ai “të vendoset pa dyshim”, transmeton Telegrafi.

Ai tha në atë kohë se nuk e dinte “nëse kishte qëllime gjenocidale në Srebrenicë “, por nuk mund t’i besonte vetëm verdiktit të gjykatës në Hagës, e cila ka humbur legjitimitetin.

Leposaviq pohoi më tutje se Hagës nuk i besonte pasi që ka fshehur krimet ndaj serbëve në Kosovë duke iu referuar raportimit të deputetit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit