Gallant në një konferencë të organizuar nga mediat, tha: “Më lejoni të jem i qartë. Ditët e Sinwar-it janë të numëruara. Ai nuk do ta kalojë pleqërinë në shtëpi”
Ministri i Strehimit dhe Ndërtimit i Izraelit, Yoav Gallant, ka kërcënuar jetën e liderit të lëvizjes Hamas me bazë në Gaza, Yahya Sinwar, duke deklaruar se “ditët e tij janë të numëruara”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat izraelite, Gallant në një konferencë të organizuar nga mediat, ka theksuar: “Më lejoni të jem i qartë. Ditët e Sinwar-it janë të numëruara. Ai nuk do të kalojë pleqërinë në shtëpi”.
“Shikoni çfarë ka bërë Izraeli gjatë 10 viteve të fundit”, tha Gallant, duke shtuar më tej se, “Ne imponuam një bllokadë detare ndaj Gazës. Kemi ndërprerë lëvizjen midis Gazës dhe Sinait. Kupola jonë e hekurit (sistemi i mbrojtjes nga raketat) ka performuar mirë kundër raketave (të hedhura nga Gaza)… dhe ne po eleminojmë të gjitha (tunelet ndërkufitare të Gazës)”.
“Nëse ata duan luftë, ne do t’i mposhtim ata dhe nëse ata duan të sillen mirë dhe të flasin përmes një pale të tretë, ne do t’i dëgjojmë ata. Lufta është opsioni ynë i fundit, por ne do të mbizotërojmë dhe Hamasi do të paguajë çmimin”, shtoi ai.
Brenda dhjetë ditëve të fundit, të paktën 14 palestinezë rreth Gazës së bllokuar janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe artilerierike.
Javën e kaluar, një oficer izraelit u vra dhe një tjetër u plagos, gjatë një inkursioni të papritur në terren në enklavën bregdetare të drejtuar nga Hamasi.
Dhuna u qetësua gjatë ditës së djeshme pasi hyri në fuqi një marrëveshje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Egjipti mes Izraelit dhe fraksoneve të rezistencës së udhëhequr nga Hamasi.