1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri izraelit kërcënon me atentat liderët e Hamasit

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Ministri izraelit i Inteligjencës, Yisrael Katz, ka kërcënuar liderët e lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, duke thënë se çdo sulm nga krahu i tyre ushtarak, Izzeddin el-Kassam, ndaj ushtarëve izraelitë, do të nxiste atentate ndaj krerëve të Hamasit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto komente ministri izraelit i ka bërë përmes medias sociale, pas një videoje të publikuar nga Izzeddin el-Kassam në shenjë paralajmërimi ndaj ushtarëve izraelitë në kufirin e Gazës.

“Kërcënimi se ushtarët izraelitë mund të qëllohen nga snajperët e Kassamit është kalim i vijës së kuqe. Çdo sulm ndaj komandantëve izraelitë në kufirin e Gazës mund të shkaktojë atentat ndaj liderëve të Hamasit”, ka thënë Katz.

Ndryshe, Izzeddin el-Kassam javën e kaluar publikoi një video në të cilën tregohej se ushtarët izraelitë janë në shënjestër të snajperëve të tyre, duke paralajmëruar Izraelin për shkak të ngjarjeve në kufirin e Gazës.

Të paktën 36 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mbi 3.500 janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite që nga 30 marsi, kur palestinezët filluan të tubohen përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” me rastin e “Ditës së Tokës”, 42-vjetorit të pushtimit të një pjese të madhe të territoreve palestineze nga ana e Izraelit më 30 mars të vitit 1976.

Tubimet janë pjesë e një demonstrate gjashtë-javore që do të kulmojë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit