2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ministri izraelit: Do të rritet numri i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ministri izraelit i Arsimit Naftali Bennett tha se do të rritet numri i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor i cili ndodhet nën okupim

JERUSALEM (AA) – Ministri izraelit i Arsimit nga e djathta ekstreme Naftali Bennett tha se do të rritet numri i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor i cili ndodhet nën pushtim. Ai shtoi se numri i atyre që jetojnë në këto vendbanime do të rritet në 1 milion dhe se nuk do të lejojnë krijimin e shtetit palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Kanal 7 të Izraelit, ministri i Arsimit dhe kreu i partisë HaBayt HaYehudi (Shtëpia Hebreje), Bennet ka thënë se “E di se disa po flasin për themelimin e shtetit të Palestinës. Por, është diçka që shihet haptazi nga të gjithë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Atëherë nëse kjo nuk do të ndodhë ka ardhur koha e ndryshimit të gjendjes aktuale”.

Sipas lajmit, Bennet i cili ka folur në programin e organizuar me rastin e 40 vjetorit të ndërtimit të vendbanimit hebrej Beyt-il në mes të Bregut Perëndimor, ka thënë se “Ka ardhur koha që Izraeli të ketë sovranitet të plotë në Judah dhe në Samarrah (Bregu Perëndimor nën pushtimin Talmudik). Zotëri kryeministri (Benyamin Netanyahu) ju flas juve. Në qoftë se e ndërmerrni këtë hap sionist për sigurinë e sovranitetit, ne do të jemi pas jush”.

“Askush nuk mund të na pengojë vizionin tonë të rritjes së numrit të popullisë së Judës dhe Samarras në 1 milion”, tha Bennett.

Ai tha se disa persona në Evropë do ta urrejnë këtë. “Ne kur e themeluan Beyt-il para 40 vitesh, presidenti i atëhershëm amerikan Jimmy Carter e kishte kundërshtuar këtë, por tani këtu jetojnë 6.500 persona. Kështu që nuk është me rëndësi se kush çfarë thotë, me rëndësi është ajo çfarë do të ndodhë këtu”, tha Bennet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një vizitë zyrtare Izrael-Palestinë deklaroi se vendbanimet e ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor janë ilegale dhe se këto vendbanime janë pengesë për paqen rajonale.

Ndërkaq dje në një deklaratë kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu tha se nuk do të lejojë heqjen e asnjërit nga vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit