3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ministri izraelit bën thirrje për atentat ndaj Esadit dhe kërcënon edhe Iranin

Më të lexuarat

Ministri i Banesave dhe Ndërtimeve, Yoav Galant në një fjalim të mbajtur në Jerusalem, bëri thirrje për atentat ndaj Presidentit të Sirisë, Beshar Esad.

Ministri i Banesave dhe Ndërtimeve, Yoav Galant në një fjalim të mbajtur në Jerusalem, bëri thirrje për atentat ndaj Presidentit të Sirisë, Beshar Esad.

Në fjalimin në Jerusalem, duke iu referuar deklaratës së një dite më parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që akuzonte regjimin e Sirisë për “vrasje masive dhe djegien e kufomave”, Galant e akuzoi Esadin për “gjenocid”.

“Për mendimin tim jemi duke kaluar vijën e kuqe. Dhe përsëri për mendimin tim ka ardhur koha për atentat ndaj Esadit. Kjo është kaq e thjeshtë” tha ministri izraelit.

Vrasjen e Esadit ai e krahasoi me “prerjen e bishtit të gjarprit” duke nënvizuar se më pas do të fokusohen tek Irani, vend të cilin e krahasoi me “kokën e gjarprit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit