Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer tha sot se Policia e Kosovës po bën gjënë e duhur në pikat kufitare me Serbinë pas reciprocitetit për targa, ndonëse sipas tij nuk e kanë fare të lehtë.
Nehammer në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se Policia po vepron me kujdes dhe kjo formë e veprimit është e rëndësishme sepse secili reagim i fuqishëm do të çonte në reagime të reja të tjera nga pala tjetër, raporton Telegrafi.
“… Po gëzohem që Policia e Kosovës po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Mirëpo kjo formë e veprimit e Policisë është e rëndësishme sepse secili reagim i fuqishëm do të çonte te në reagime të reja të tjera nga pala tjetër, pastaj do t’iu jepej e drejta të jenë destruktiv dhe do të krijohej një dhunë më e madhe spirale që nuk do donte askush.
Prandaj, mendoj se e cila po bëhet tani është rruga e duhur, saktë edhe pse nuk është rrugë e shpejtë dhe spektakolare.
Mirëpo siç e njoha ministrin e Punëve të Brendshme ai është mësuar me ‘shpu dërrasa të forta’ siç themi ne në Austri dhe për ta çuar para këtë rrugë dhe në mënyrë konsekuente”. /Telegrafi/