-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ministri Hasani bën iftar vetëm me prodhime vendore

Më të lexuarat

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë sot në iftarin e organizuar nga shoqata zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” nga Prizreni. Ky iftar, sipas Hasanit, është organizuar me prodhime vendore, mbështetjen ndaj të cilave, sipas tij, e ka “top prioritet”.

Hasani u ka premtuar afaristëve mbështetjen e pakursyer, me qëllim që ata të kenë një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes.

Ministri Hasani po ashtu është zotuar për krijimin e Zonës Ekonomike dhe një projekt për turizëm.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte me ftesë të shoqatës së zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” nga Prizreni, mora pjesë në iftarin tradicional që organizohet nga kjo shoqatë. Është kënaqësi e veçantë që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të ushqehesh në një tryezë ku ka vetëm prodhime vendore, mbështetjen e të cilave e kam top prioritet.

Duke ua uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, u premtova afaristëve prizrenas mbështetjen e pakursyer të Ministrisë që unë drejtoj për t’i ndihmuar ata dhe për të krijuar ambient të përshtatshëm për të bërë biznes.
Gjithashtu u thashë atyre se shumë shpejt do të nisim edhe me realizim e dy zotimeve tona që i kemi bërë para disa ditësh gjatë një vizite me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj për Zonën Ekonomike në këtë qytet dhe një projekt tjetër për turizmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit