6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Predikuesi fetar kërkon 54 milionë dollarë për aeroplan privat “n’emër t’Perëndisë” (Video)

Më të lexuarat

Një televangjelist nga New Orleans, i njohur si predikues ungjillor i Kishës së Prosperitetit, ka një plan të jashtëzakonshëm.

Ai u ka kërkuar ndjekësve të tij nga mbarë bota që t’i dërgojnë atij donacione për ta blerë një aeroplan privat prej 54 milionë dollarësh, njofton Klan Kosova.

Predikuesi fetar Jesse Duplantis, përmes një videoje pesëminutëshe të postuar javën e kaluar, po kërkon një aeroplan “Dassault Falcon 7X” të ri.

https://www.youtube.com/watch?v=9rB2VDq8c2A

“Unë vërtet besoj se nëse Jezusi do ishte fizikisht në Tokë sot, ai nuk do të hipte mbi gomar”, thotë ai në video.

“Ai do të ishte në një aeroplan për ta predikuar Ungjillin në mbarë botën”.

​ Ai ka bërë të ditur se në lidhje me këtë kërkesë të tij “ka diskutuar edhe me Perëndinë”!

Duplantis tha se Perëndia i tha atij në mënyrë të qartë: ”Unë dua që të më besosh për një Falcon 7X”.

Ndonëse predikuesi “është shqetësuar” në lidhje me çmimin, ai pohon se Perëndia “i ishte përgjigjur”:

”Jesse, unë nuk të kërkova që ti ta paguash aeroplanin, por të besosh për të’.

Nëse realizohet “kërkesa dashamirëse e Perëndisë pë predikuesin”, ky do të ishte aeroplani i katërt privat për Duplantis.

Gjithashtu “Në emër të Perëndisë’, ai në vitin 1994 bleu një aeroplan, pastaj një tjetër në vitin 2004, kurse të tretin në vitin 2006-të, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit