0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ministri gjerman i Ekonomisë: Britania duhet të “paguaj” për Brexit-in

Më të lexuarat

Sipas britanikes “The Guardian”, Gabriel thekson se Brexit është “më shumë një problem psikologjik dhe politik se sa ekonomik”

Ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel theksoi se Britania e Madhe duhet të “paguajë” për daljen nga Bashkimi Evropian (BE), e cila aleancën e këtyre vendeve evropiane e ka lënë “të paqëndrueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas britanikes “The Guardian”, Gabriel thekson se Brexit është “më shumë një problem psikologjik dhe politik se sa ekonomik”.

“Britania nuk duhet të lejohet që të mbajë vetëm gjërat e mira që i kanë ardhur nga anëtarësimi në BE, pa marrë përgjegjësi për pasojat e Brexit-it”, ka thënë Gabriel.

Reagimi i ministrit gjerman vjen para takimit të së mërkurës, më 31 gusht, të caktuar nga kryeministrja britanike, Theresa May, e që do të jetë në lidhje me “strategjinë e Brexit-it” të qeverisë britanike në periudhën e ardhshme.

Britanikët më 23 qershor të këtij viti përmes referendumit u deklaruan për dalje të vendit të tyre nga BE-ja, që shumë analistë e kanë quajtur “goditja më e madhe pas unifikimit të Evropës” në historinë e ekzistencës së saj.

Ministri gjerman konsideron se aktualisht në sytë e botës, për shkak të Brexit-it, Evropa është kontinent i paqëndrueshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit