3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë për Lindjen e Mesme dhe Kosovën

Më të lexuarat

Në sesionin e takimit të sotëm ku Türkiye përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler, do të diskutohet për çështje të tilla si Lindja e Mesme, Kosova, parandalimi dhe Ukraina

Në selinë e NATO-s në Bruksel filluan sesionet e ditës së dytë dhe të fundit të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, raporton Anadolu.

Në sesionin e takimit të sotëm ku Türkiye përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler, do të diskutohet për çështje të tilla si Lindja e Mesme, Kosova, parandalimi dhe Ukraina.

Në sesionin e parë të ditës, përmes video-konferencës do të lidhet ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Gallant do të informojë ministrat për situatën e fundit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e Izraelit.

Ministrat, pas sesioneve me temë mbrojtjen dhe parandalimin do të diskutojnë edhe për Kosovën. Këtu do të vlerësojnë forcimin e strukturës parandaluese dhe mbrojtëse të aleancës.

Ndërsa në sesionet pasdite, do të diskutohen operacionet dhe misionet e NATO-s. Këtu do të flitet për situatën e fundit në Kosovë dhe për Forcën Paqeruajtëse të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), komandën e së cilës e ka marrë Türkiye.

Në sesione do të marrë pjesë si “vend kandidat për anëtarësim në NATO” edhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit