2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Minberi i parë i ngritur në xhami, pas minberit të Pejgamberit (Alejhi Selam).

Më të lexuarat

Nga shënimet e historisë mësojmë se minberi i parë i ndërtuar në xhami, pas minberit të të Dërguarit të Allahut, është minberi i xhamisë së Amr eI-Aas – pastë kënaqësinë e Allahut, të cilën ai e ndërtoi në qytetin Fustat të Egjiptit gjatë kohës që shërbeu si sundimtar në këtë vend.

EI-Mukrizij’ji tregon: Kur Omer bin el-Hat’tabit – pastë kënaqësinë e Allahut – i komunikuan se Amr bin el-Aas kishte ndërtuar një minber prej druri në xhaminë e tij në qytetin Fustat, i shkroi një letër, në të cilën shprehej: “Ti qofsh që qëndron në këmbë, ndërsa myslimanët qëndrojnë ndenjur poshtë teje, prandaj unë kam vendosur që ti ta thyesh këtë minder”. Amr e zbatoi urdhrin e tij dhe e theu minberin.

Thuhet se Kurr’rreh bin Sherijk me urdhër të Velijd bin Abdul-Melik e rindërtoi minberin e xhamisë së Amr bin eI-Aas në vitin e 90 të Hixhretit.

Më vonë, Mervan bin Muhamed në vitin 122 të Hixhretit, gjatë kohës së sundimit të tij, urdhëroi sundimtarin e Egjiptit Musa Ibni Nesijr EI-Lekhamij që të ndërtonte minbere në të gjitha xhamitë e qyteteve të mëdha.

Shkruar nga: H. Selim Stafa

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit