3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MINATORËT NDËRRUAN RRJEDHAT HISTORIKE TË KOSOVËS

Më të lexuarat

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është nderuar me mirënjohje të enjten në orët e pasdites nga OJQ”Minatori 88/89”, në Mitrovicë, për mbështetjen që i ka dhënë minatorëve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të marsheve, protestave dhe grevave të famshme të minatorëve të Stan Tërgut gjatë viteve 1988-1989.

Kryetari i OJQ-së “Minatori 88/89”, Hajrullah Halili, ka thënë se mirënjohja i jepet ministrit Makolli për interesimin dhe përkushtimin e tij për të mbështetur dhe ndihmuar ish minatorët të cilët aktualisht jetojnë në kushte të rënda, njofton Kosovapress.

Makolli tha se ndjehet i lumtur që gjendet në mesin e njerëzve që përveç punës së madhe që kanë bërë për ndërtimin e Kosovës, sakrifikuan çdo gjë edhe për lirinë dhe pavarësinë e saj.

“Jam i emocionuar që gjendem në mesin tuaj, por ndjehem i privilegjuar që më ftesën dhe mirënjohjen tuaj më keni nderuar. Është kjo mirënjohja më e rëndësishme në jetën time sepse ka një domethënie të veçantë”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, minatorët ishin frymëzuesit kryesor për gjithë rezistencën tonë dhe aktivitetet që u ndërmorën për të realizuar Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Të gjithë në Kosovë mburren me minatorët e Trepçës dhe shumë qytetarë të Kosovës janë rritur nga djersa dhe puna e tyre. Minatorët ishin më të merituarit për zhvillimin e Kosovës dhe përveç kësaj ata në momentet e caktuara ndërruan edhe rrjedhat historike, për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha mes tjerash ministri Makolli.

Drejtuesit e OJQ “Minatori”, ndanë mirënjohje edhe për një numër minatorësh dhe njerëz të tjerë që kanë ndihmuar në themelimin e shoqatës dhe në organizimin e aktiviteteve të saj.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit