PEJË, VRITET GAZMEND BEQIRAJ

0
92

Gazmend Beqiraj, banues i Pejës, është vrarë me automatik, nga pusia në kilometrin e parë të rrugës Pejë-Rugovë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes ndërsa ende nuk dihen motivet. Njësite të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë më prokurorin.

Policia ka nisur operacionin e koduar ‘Unaza e Çelikt’ në kapje të autorëve të krimit. Rreshter Xhevat Ibra – zëdhënës i Policisë rajonale, duke folur për TV ‘Dukagjini’-n, ka bërë të ditur identitetin e viktimës. ‘Personi i vrarë është Gazmend Beqiraj, banues në Pejë, i ditëlidnjes 1981’ – tha Ibra. Operacioni policor ‘Unaza e Çelikt’, në kërkim të autorëve të krimit po vazhdon edhe në këto caste. Policia thotë se ende nuk i di motivet e vrasjes.kohaislame