-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Milionerët e eksportit të Kosovës

Më të lexuarat

Përkundër faktit se në bilancin e Tregtisë së Jashtme, importi hyn me gati 90 për qind të aktiviteteve, Kosova ka edhe eksportues që sigurojnë miliona.

Nëntoka mbetet edhe për import, edhe për eksport shumë e rëndësishme për aktivitetet ekonomike të vendit.

Por, përderisa në kompanitë lidere të importit dominojnë naftëtarët, për eksport, në mesin e kompanive lidere, dominojnë nxjerrësit apo shitësit e metaleve. Fakt tjetër intrigues është se dy nga tri kompanitë e para janë ndërmarrje të privatizuara në top 10 eksportuesit më të mëdhenj, listë të cilën e ka siguruar Gazeta Fjala. Ndërsa, në top 10 hyjnë 5 kompani të privatizuara dhe katër kompani që merren me eksportin e mbeturinave metalike.

Dhjetë kompanitë më të mëdha eksportuese gjatë vitit 2014 kanë eksportuar mallra në vlerë prej mbi 180 milionë eurosh.

New Co Ferronikeli Complex- E privatizuar me anë të Spinf off-it special, përkundër shumë akuzave për dallavere gjatë procesit që fajësonin sidomos për shtije të lirë të tij, kjo kompani mbetet shembull i privatizimit të suksesshëm. Ferronikeli gjatë vitit 2014 ka eksportuar nikel dhe përbërës të tjerë në vlerën mbi 102 milionë euro, duke qenë lider i pakrahasueshëm i eksportit.

Ferronikeli

Trepça- Përkundër statusit të padefinuar dhe ujërave të turbullta nëpër të cilat po noton, ish krenaria ekonomike e Kosovës vazhdon të jetë lojtar i rëndësishëm. Trepça gjatë vitit që lamë pas ka eksportuar mallra në vlerë prej afro 20.7 milionë eurosh, duke u renditur kompania e dytë më e madhe eksportuese. Trepça vazhdon të shes xehe dhe jo metale të përpunuar, gjë që bën që vendi të humbë shumë në vlerë nga pasuritë nëntokësore në pamundësi të shitjes së metaleve të përpunuara.

trepca

KEDS- Ish Distribucioni i shitur në vitit 2013 ka shitur energji elektrike në vendet e rajonit sasi që shkon në afro 16 milionë euro në vlerë monetare. Kjo kompani shet kryesisht tepricat energjetike, sidomos pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit, kur vendi nuk shpenzon energji elektrike për shkak të moszhvillimit të industrisë.

keds

REC KOS- Gazeta Fjala ka hulumtuar për aktivitetet e kësaj kompanie dhe del se ajo është një kompani me shoqëri dhe përgjegjësi të kufizuar, e cila është themeluar me 09.01.2008. “Rec Kos është një kompani e mirëfilltë e cila merret me grumbullimin, selektimin dhe transportin e materialit në vendet jashtë Kosovës”, thuhet në ueb sajtin e kësaj kompanie. Kjo kompani, që zë vendin e katërt ka eksportuar 10.3 milionë euro mallra në vitin 2014.Ajo ka eksportuar kryesisht mbeturina metalike të grumbulluara në pikat e saj.

mbeturina

Remateks– – Tjerrtorja e leshit “Remateks” në Dragash, merret me përpunimin dhe shitjen e leshit të deleve. Kjo kompani, e cila sa ishte në pronësi shoqërore quhej Drateks, ka arritur të punësojë mbi 500 punëtorë, duke hyrë në top 5 eksportuesit më të mëdhenj në vend. Investitori turk e kishte marr me koncesion kompaninë nga privatizuesi Kuk Komerci dhe është një storje e suksesit. Ai ka eksportuar gjatë vitit të fundit mallra në vlerë prej 8 milionë eurosh, kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore.

remateks

 

NewKo Balkan– Është kompani nga Suhareka e privatizuar në vitin 2005, është kompani e njohur për prodhimin e gomave. Kjo kompani gjatë vitit që la pas ka arritur që të eksportojë mallra në vlerë prej afro 7.5 milionë eurosh.

Ballkan

G PLUS- Është kompani që merret me grumbullimin dhe eksportin e mbeturinave metalike me seli në Kishnicë të komunës së Gracanicës. Kjo kompani gjatë vitit të fundit ka eksportuar mallra në vlerën prej mbi 6.5 milionë eurosh.

NDERIMI- Edhe kjo kompani aktivitet kryesor ka eksportin e mbeturinave metalike, kryesisht hekurit dhe celikut. Por, kompania merret edhe me tregtim të mallrave tjerë, kryesisht të importit. Gjatë vitit 2014 nderimi ka arritur të eksportojë mallra në vlerë prej mbi 5.5 milionë eurosh.

nderimi

METAL MIX– Njëjtë si dy paraardhëset e saj, edhe kjo kompani merret me riciklim të metaleve. Eksportet e kësaj kompanie në vitin e fundit kanë arritur në 5.2 milionë euro

M & SILLOSI– Kompania e privatizuar nga zviceranet dhe që i është shitur Devollëve në Xërxë të Rahovecit merret me prodhim dhe tregtim të dridhrave. Kjo kompani ka qenë cak i akuzave të ndryshme mediale gjatë ditëve të fundit. Akuzat nuk kishin munguar as për eksportet e saj drejt Shqipërisë, ku shteti shqiptar e kishte ndaluar importin e miellit për shkak të dyshimeve në cilësi. Kjo kompani gjatë vitit që lam pas ka eksportuar mallra në vlerë prej mbi 4.7 milionë eurove.

– See more at: http://gazetafjala.com/analiza/milioneret-e-eksportit-te-kosoves/#sthash.YaQZNS9r.dpuf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit