1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Milionat që ikin/ Shqiptarët dyfishojnë shpenzimet për studimet jashtë

Më të lexuarat

Shqiptarët kanë rritur me 94 për qind shpenzimet studimet e tyre jashtë vendit në tre vite. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2015 zëri i shpenzimeve të edukimit arriti në 10.6 milionë dollarë.

Në vitin 2013, ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë.

Kërcimi në nivele të tilla nga viti 2013 në vitin 2015 tregon për një interes gjithnjë e më të lartë të studentëve për të studiuar jashtë Shqipërisë dhe përkon  me disa prej zhvillimeve domethënëse në vend që nisin nga mbyllja e disa universiteteve private tek reforma aq shumë e kundërshtuar në arsim.

Në të njëjtat vite qeveria rriti edhe tarifat e arsimit në shumicën e degëve në vend të cilat jo në pak raste nxitën edhe reagim të gjerë të studentëve përmes protestave.

Përpos zhvillimeve me arsimin në vend një ndikim duket të ketë pasur edhe informimi gjithmonë e më i madh i studentëve për mundësitë e studimit që kanë jashtë vendit si dhe “lulëzimin” e disa agjencive që japin konsultime dhe asistencë për opsione të ndryshme studimi jashtë Shqipërisë.

Edukimi si eksport

Shqipëria nga ana tjetër është edhe eksportuese e shërbimit të edukimit. Tradicionalisht janë ofruar vende të lira studimi për studentë nga trojet ku përfshihen Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ku një pjesë e popullsisë është etnike shqiptare.

Të ardhurat që vijnë nga ky zë sipas statistikave zyrtare të Kombeve të Bashkuara ishin 2.4 milionë dollarë në vitin 2015, me një rënie prej rreth 26% në raport me vitin paraardhës. Në vitin 2013 ishte regjistruar vlera 2.8 milionë dollarë.

Për vetë natyrën e shpenzimeve që bëhen për edukimin të cilat janë disa llojesh dhe variojnë nga vendi në vend, bazë kryesore e llogaritjes është tarifa e studimit./Monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit