13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nobelisti Pamuk: Jam i bindur, pas grushtit të shtetit qëndron Gulen

Më të lexuarat

Teza e presidentit turk, Erdogan, se grushti i shtetit i para dy vjetëve u organizua nga Fetullah Gulen ka bindur së fundmi edhe nobelistin Orhan Pamuk.

Në një intervistë për “Nikkei Asian Review”, shkrimtari i njohur thotë se fillimisht ai nuk i besonte tezës në fjalë, por tashmë çdo gjë është e qartë.

“Për dy javë shikoja videot e përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Nuk isha i bindur në fillim se Gulen dhe pasuesit e tij qëndronin pas tij, por tani jam i bindur duke parë sesa shumë janë infiltruar në ushtrinë turke…”, tha ai raporton Hurriyet.

Shkrimtari ka shtuar se ka pikëpyetje të mëdha sesi kjo kategori penetroi në shkallë të larta të ushtrisë, ndërkohë që ka kritikuar si jobindëse arrestimet pas grushtit të shtetit.

“Nuk ka demokraci pa fjalë të lirë dhe fatkeqësisht fjala e lirë është shumë e kufizuar në Turqi”, shton shkrimtari turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit