-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Miliona euro derdhen për zhvillimin e veriut (Video)

Më të lexuarat

Vetëm një pjesën e parë të këtij viti janë mbledhur hiq më pak se nëntë milionë euro në kuadër të Fondit Zhvillimor për Veriun.

Deri tani janë shpërndarë gjashtë milionë, me dedikimin që të përdorën për projektet për të cilat komunat kanë aplikuar komunat në veri të vendit.

Nga ky fond janë miratuar 18 projekte dhe janë shpërndarë para në vlerë 6 milion euro, para të mbledhura nga pikat kufitare 1 dhe 31 Bërnjak dhe Jarinje.

Projektet mbulojnë një sërë fushash, të cilat duhet të kenë si pikësynim zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave veriore, Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviç.
Kështu, bënë të ditur, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes postës elektronike për Tribuna Channel.

Te hyrat e mbledhura nga këto pikë-kalime transferohen në Fondin Zhvillimor në pajtim me Marrëveshjen. Fondi ka për qëllim promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, dhe duhet të jetë me përfitim për banorët lokalë të pjesës veriore të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit