Të dielën, në Morehouse College u mbajt ceremonia e diplomimit të qindra studentëve. Folës ishte Robert F. Smith, miliarder e stërmiliarder, i cili informoi të 396 studentët se do t’u shlyente borxhet e marra për të paguar universitetin.
Smith i tha të sapodiplomuarve: “Në emër të tetë brezave të familljes sime që kanë jetuar në këtë vend, do t’ju japim një dorë. Familja ime do të krijojë një grant për të eleminuar huatë tuaja studentore.”
"My family is going to create a grant to eliminate your student loans!" -Robert F. Smith told the graduating Class of 2019 @RFS_Vista #MorehouseGrad2019 pic.twitter.com/etG8JhVA46
— Morehouse College (@Morehouse) May 19, 2019
Studentët s’ia kishin idenë se do të diplomoheshin pa asnjë borxh në kurriz. Më i miri i vitit, Robert James, tha për CNN: “Po shihnim njëri-tjetrin në sy, s’na besohej. ‘Seriozisht e ka?’ Bëhet fjalë për shumë para.”
Forbes raporton se vjet, pasuria e Smith, themelues i firmës investuese Vista Equity Partners, vlerësohej rreth 4.4 miliardë dollarë. Ndërsa sipas Journal Constitution, borxhet që do të shlyejë ai dhe familja e tij kapin vlerën e 40 milionë dollarëve.