1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Miliardat e shtuara të NATO-s në një botë me re lufte

Më të lexuarat

Aleanca rrit buxhetin ushtarak e civil për vitin 2024

NATO njoftoi se po rrit buxhetin e saj ushtarak për vitin 2024 me 12 për qind, në 2.03 miliardë euro dhe buxhetin civil me 18.2 për qind, në 438.1 milionë euro.

“Rritja dhe zgjerimi i përdorimit të fondeve të përbashkëta të NATO-s u mundëson aleatëve të adresojnë në mënyrë më efektive sfidat e përbashkëta të sigurisë”, tha NATO në një deklaratë, raporton Reuters.

Buxheti Civil i Aleancës siguron fonde për personelin, kostot operacionale dhe shpenzimet programore të selisë së NATO-s dhe stafit të saj ndërkombëtar, ndërsa buxheti ushtarak mbulon kostot operacionale të selisë, misioneve dhe operacioneve të strukturës komanduese të Aleancës në mbarë botën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha më herët se rritja e buxhetit ishte një “shprehje konkrete e një niveli më të lartë ambicie” për të arritur qëllimin e vendosur nga aleatët e Aleancës në një samit në Madrid qershorin e kaluar.

Rritja e buxhetit të aleancës më të madhe ushtarake në botë po ndodh në një kohë të sfidave globale në rritje, të nxitura nga pushtimi rus i Ukrainës që nga shkurti i vitit të kaluar, si dhe nga krizat në pjesë të tjera të botës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit