4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Mileniumi Zgjues për Islamin”

Më të lexuarat

Nuk e kemi traditë të citojmë prej Jerusalem postit, por një artikull interesant në njërin prej numrave të fundit na ra në sy dhe vendosëm t’ua prezentojmë edhe juve. Artikulli quhet “Mileniumi Zgjues për Islamin” dhe është i shkruar nga Martin Krameri, kurse u botua në edicionin e 31 dhjetorit ’99-të.

Fragmente të nxjerrura prej këtij artikulli janë dhënë më poshtë të shërbejnë për referencë: “Njëmijë vjet më parë, bota rrotullohej rreth Lindjes së afërme dhe Islamit…

Çfarë ndryshimi mund të bëjnë njëmijë vjet?!

Në vitin 1000, Lindja e Afërme ishte vendi ku bëheshte shkrirja e civilizimeve botërore. Askush nuk mundeshte të kumtojë se ka njohuri të vërtetë në qoftë se nuk fliste arabisht, gjuhën e shkencës dhe filozofisë. Askush nuk mundeshte të thotë se i ka parë qytetet më mashështore të botës nëse nuk ia kishte lëshuar sytë qyteteve më të mrekullueshme të asaj kohe, Bagdadit, Kordobës, Kairos dhe Buharës.

Ky qytetërim urban suprem dinte ta kultivojë gjeniun. Po të kishte pasur Çmim Nobel në vitin 1000, pothuajse të gjitha do t’ju takonin muslimanëve. Njëri prej laureatëve do të kishte qenë Biruni, një polimath (person me dituri të madhe në disa lëmi të studimeve) (rreth 973-1050) i cili u bë i njohur si astronom, matematicient, mineralogjist, botanist, linguist dhe historian.

Prej arritjeve të tija të shumta është ajo se me precizitet të madh determinoi rrezen e qarkut të botës. Superioriteti i muslimanëve në astronomi zgjati deri në shekullin XV, dhe ishte i simbolizuar me prestigjin e astrolabëve arab në navigimet e europianëve.

Medicina po ashtu inspironte gjenitë muslimanë, gjë që shprehet në figurën e filozofit Ibën Sina, ose Avicenna (980-1037). Ai zotëroi mirë shkencën e grekëve, kurse praktika e medicinës në Europë ngritej mbi Kanonin e tij të Medicinës, dhe atë deri në shekullin XV. Universitetet europiane jepnin mësimin e anatomisë me terminologji arabe për pothuajse po aq kohë të gjatë.

Tregëtia botërore (globale) lulëzonte në tregjet e mrekullueshme të Lindjes së Afërme si askund tjetër. Bursat shkencore të kultivuara në akademitë e tyre ishin pa rival. Një Perandori Islame, e themeluar me pushtim katër shekuj më parë, solli në jetë një qytetërim Islam të mirëmbajtur me dëshirën e lirë të shpirtërave më krejues dhe me energjetik, e me përplot iniciativë të kësaj bote.

Njëmijë vjet më vonë, Lindja e Afërme ngryset në margjinat e civilizimit botëror të formësuar nga Perëndimi. Gjuhët e këtij rajoni vështirë fliten jashtë. Ato tani nuk mbajnë asfarë shkence vitale në vete. Shumica e qyteteve në Lindjen e Afërme janë përplot me migrues nga vendet rurale dhe ju mungojnë rafinimet më themelore të qyteteve kulturore.

Tregjet e Lindjes së Afërme janë këmbimore lokale, e asesi qendra ndërkombëtare, ndërsa rajoni pothuajse aspak nuk tërheqë investime ndërkombëtare./albislam; 21.10.2000

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit