2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mikrofinancat në Kosovë fituan 2.6 milionë euro për dy muajt e vitit 2022

Më të lexuarat

Institucionet mikrofinanciare në Kosovë, për vetëm dy muaj kanë arritur të realizojnë fitim neto prej 2.6 milionë eurove.

Nga 1.3 milionë euro sa ishte profiti neto i tyre në muajin janar të këtij viti, gjatë shkurtit atyre iu shtuan edhe 1.3 milionë euro të tjera fitim, duke e çuar fitimin e përgjithshëm në 2.6 milionë euro për vetëm dy muaj.

Bazuar në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth “Sistemit financiar, Informata mujore për muajin shkurt 2022”, të hyrat e institucioneve mikrofinanciare në vend arritën në 4.4 milionë euro gjatë kësaj periudhe, përcjell Buletini Ekonomik.

Prej totalit të të hyrave, gjithsej 4.1 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkohë, shpenzimet në sektorin mikrofinanciar në muajin shkurt kapën vlerën e 3.1 milionë eurove. Nga kjo shumë e shpenzimeve, vetëm 0.5 milionë prej tyre ishin për shpenzime të interesit, kurse 1.9 milionë euro shkuan për shpenzime të personelit dhe shpenzime administrative.

Ndërkohë, kreditë e dhëna nga institucionet mikrofinanciare për qytetarët, në muajin shkurt ishin në vlerë të 244.4 eurove nga 241.4 milionë sa ishin në janar, prej të cilave 159.1 milionë ishin destinuar për ekonomitë familjare kurse 85.4 milionë tjera për korporatat jofinanciare.

E norma e interesit në kredi në këto institucione në shkurt, u shpreh në një përqindje prej 19.4%, nga 19.9 për qind sa ishte në janar.

Kujtojmë se gjatë vitit 2021, krahas 48.8 milionëve që ishin gjithsej të hyrat e këtij sektori, 43.4 milionë prej tyre ishin të hyra vetëm nga interesi.

Ndryshe, sektori mikrofinanciar në Kosovë gjatë vitit 2021, kishte arritur të regjistrojë 14.3 milionë euro fitim neto. /Buletini Ekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit