Moti i ligë ka bërë që mijra persona të bllokohen në rrugët e Serbisë nga stuhija e borës. Shërbimet emergjente deklaruan se kanë evakuuar mbi 1,000 persona të cilët ishin bllokuar në makina dhe autobusë në veri të vendit nga stuhia e borës.
Probleme ka patur edhe transporti hekurudhor, pasi njoftohet se janë evakuuar dhjeta udhëtarë të ngujuar në dy trena, të cilët i kishte zënë stuhija e borës në rajonin e Vojvodinës.
Zyrtarët shtetëror kanë mbyllur të shtunën për shkak të motit të ligë, edhe vendkalimin kryesor kufitar me Hungarinë.
Autoritetet serbe i kanë bërë thirrje popullatës në Vojvodinë që t’i shmanget udhëtimeve dhe të rrinë në shtëpitë e tyre gjatë fundjavës. /albeu/kohaislame