15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Studentët paralajmërojnë vazhdim të protestës

Më të lexuarat

Protesta e grupit të studentëve, e cila ka vazhduar për disa ditë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të vazhdojë edhe ditën e hënë, kanë paralajmëruar studentët më një konferencë për medie.

Sipas tyre, protesta në ditën e hënë do të nisë nga ora 12:00.

Protestuesit lajmërojnë se do të marshojnë nga Qendra e Studentëve e deri te Biblioteka Kombëtare, ku siç thuhet, presin t’iu bashkohen edhe organizatat tjera civile, e më pas marshi të vazhdoj deri para Rektoratit.

Grupi i studentëve paralajmëron se protesta do të jetë me të njëjtat kërkesa si edhe më parë, dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, verifikimi i të gjithë titujve akademik prej vitit 1999, si dhe përmirësimi I infrastrukturës në Qendrën e Studentëve./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit