Refugjatët pas plotësimit të kërkesës në sistemin e zyrës së prefekturës në Kilis, të cilëve u caktohet takim, do të transportohen në kalimin kufitar turk Oncupinar
KILIS (AA) – Që nga 18 gushti, rreth 18,000 refugjatë sirianë në Turqi janë kthyer në vendin e tyre të origjinës për të pritur Kurban Bajramin me familjet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët pas plotësimit të kërkesës në sistemin e zyrës së prefekturës në Kilis, të cilëve u caktohet takim, do të transportohen në kalimin kufitar turk Oncupinar.
Në përputhje me kushtet e intervistës, sirianët vendosen në çadrat e Institucionit për Gjendjet Emergjente të Qeverisë Turke (AFAD), dhe pas përfundimit të dokumentacionit, autobusët nisen për Siri. Përveç kësaj, në qendrën mjekësore fëmijët nën 15 vjeç vaksinohen.
Siriani Ibrahim Jumali Muhammed për AA tha se ndjehet i lumtur se Bajramin do të kalojë me një familje të cilën nuk e kishte parë disa vite. Ai kërkoi strehim në Turqi pesë vjet më parë dhe që atëherë nuk ka parë shumë anëtarë të familjes, përfshirë edhe fëmijët.
“Kur u largova, djali im ishte 11 vjeç. Ai tashmë është një i rritur. Jam shumë i kënaqur. Ne i jemi mirënjohës shtetit turk, ushtrisë dhe policisë”, tha Muhammedi.
Kthimi i refugjatëve në Turqi është planifikuar nga 5 shtatori deri më 15 tetor.
Në kalimin e lartpërmendur kufitar, për shkak të kthimit të refugjatëve, si dhe kamionëve që transportojnë ndihma humanitare përtej kufirit, janë formuar radhë të gjata, deri në dy kilometra.