4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mijëra izraelitë protestuan me kërkesën për “marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve”

Më të lexuarat

Protestuesit të cilët kërkuan marrëveshje me grupet palestineze për shkëmbimin e pengjeve dhe zgjedhje të parakohshme, akuzuan Netanyahun për “rrezikimin e sigurisë së Izraelit”

Izraelitët mbajtën protestë në Kudsin Perëndimor me kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve me grupet palestineze për të rikthyer pengjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 12”, mijëra izraelitë marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit të cilët kërkuan marrëveshje me grupet palestineze për shkëmbimin e pengjeve dhe zgjedhje të parakohshme, akuzuan Netanyahun për “rrezikimin e sigurisë së Izraelit”.

Kryeqyteti Tel Avivi gjithashtu gjatë ditës ka qenë skenë e protestave antiqeveritare.

Izraelitët që kërkuan të shkohet në zgjedhje të parakohshme, mbyllën një autostradë në afërsi të Tel Avivit. Në protestë demonstruesit mbajtën pankarta me mbishkrimin “qeveri e shkatërrimit mjaft”.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit