3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë së Netanyahut, kërkojnë shkëmbim të të burgosurve

Më të lexuarat

Protestuesit u tubuan në Tel Aviv, Cezare dhe Kuds

Mijëra izraelitë protestuan të shtunën në Tel Aviv, Cezare dhe Kuds, duke kërkuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me fraksionet palestineze në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në sheshin e ushtarëve të rrëmbyer në qendër të Tel Avivit, duke kërkuar një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të pengjeve dhe shkarkimin e qeverisë së Benjamin Netanyahut përmes zgjedhjeve të parakohshme”, raportoi gazeta Yedioth Ahronoth.

Ajo tha se demonstrata ishte më e madhja në Tel Aviv që nga 7 tetori.

Mijëra protestuan në Sheshin e Parisit në qendër të qytetit të Kudsit për të kërkuar gjithashtu një marrëveshje pengjesh, sipas Kanalit 12 izraelit.

Izraelitët protestuan gjithashtu në qendër të Cezaresë, sipas Yedioth Ahronoth, ku ata marshuan drejt rezidencës së Netanyahut dhe bënë thirrje për dorëheqjen e tij “të menjëhershme”.

Anëtari i Knessetit Gilad Kariv mori pjesë në atë demonstratë.

Protestuesit brohoritën kundër Netanyahut dhe qeverisë, duke i mbajtur ata “përgjegjës” për vdekjen e dhjetëra pengjeve në Gaza.

Ish-ministri i Mbrojtjes Benny Gantz, i cili u largua nga Kabineti i Luftës tashmë i shpërbërë, mori pjesë gjithashtu në demonstratat në vendbanimin “Kiryat Gat” në Negev, ku protestuesit kërkuan një marrëveshje shkëmbimi pengjesh.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Mbi 37.500 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 86.000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

/AA /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit