Migrena “i merr frymën” trurit. Për shkak të krizave, qelizat cerebrale tentojnë të enjten dhe të mos ushqehen si duhet me oksigjen. Alarmin për dëmtimet neurologjike që mund të shkaktojë dhimbja e kokës, sidomos tek gratë, është një studim i publikuar në “Nature Neuroscience”. Studimi është kryer nga një ekip studiuesish të “University of Rochester” të Nju Jorkut, mbi një grup minjsh.
Autorët mendojnë se kundër migrenës, janë të domosdoshme jo vetëm medikamentet antidhimbje, por dhe terapia parandaluese. Ekspertët sugjerojnë gjithashtu se “dozat” ad hoc të oksigjenit, mund të jenë efikase në të tilla raste. Te minjtë e analizuar, shkencëtarët kanë monitoruar me aparatura të sofistikuara një parametër të quajtur “Csd” (Cortical spreading depression), indikator i ndryshimeve që shkakton migrena. Në këtë mënyrë është verifikuar se marrja e oksigjenit përmirëson këto parametra, duke lehtësuar shqetësimet.
Sipas shkencëtarëve, dëmtimet që shkakton migrena në tru, mund të krahason me ato që verifikohen pas një traume apo një iktusi. Ndoshta për këtë arsye hipotizohet se personat që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga infarkti cerebral. (GAZETA-SHEKULLI)/kohaislame